‘Protesta e Nju Jorkut, frymëzim’/ Berisha: Ramës që i ‘dhimbsen’ pensionistët, shkoi në ndeshje ku bileta shkon 20 mijë dollarë!

Diel, 27 October 2024 12:46
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se tallet me pensionistët në Shqipëri, por nga ana tjetër shkon në një ndeshje sportive në ShBA ku bileta kushton mbi 20 mijë dollarë.

‘Rama që bën sikur i dhimbsen pensionistët shkoi në ndeshje ku bileta shkon 20 mijë dollarë! Protesta e Nju Jorkut të na shërbejë si frymëzim’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së  tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Vëllezër dhe motra, udhëtimi i këtij banditi, këtij krimineli, me suitën e tij, a e patë, kish marrë me vete edhe Vangjel Tavon, njeriun që nuk është as shqiptar, as grek, por ka vetëm moralin e hajdutit të Edi Ramës.

Vërshuan për të zënë nga një vend në sallë.

Para takimit, ata që qanin hallet për pensionet, ai që ka gozhdë që kur erdhi në pushtet çështjen e pensioneve të pensionistëve, shkoi me mace e me minj, me të madh e me të vogël në ndeshje ku bileta ku kushton siç thotë 10 gjer në 20 mijë dollarë.

Kurse salla kushton 250-300 dollarë për person.

Ja pra pensionet dhe gozhda e hajdutit të pashpirt.

Miqtë e mi, bashkëatdhetarët tanë të pamposhtur, patriotë të flaktë, me protestën e tyre të sotme i bëjnë thirrje çdo shqiptari kudo të jetë ta presë me domate, ta presë me vezë, ta presë me protestë kryehorrin e kombit, kryehajdutin e kombit, kryetradhtarin e kombit Edi Rama, në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare, kudo që të jetë, në Shqipëri, në Europë dhe kudo.

Shqiptarët në këmbë është kushtrimi që vjen nga Nju Jorku.

Miqtë e mi, po në qoftë se bashkëatdhetarët tanë guximtarë e pritën siç meritonte kryehajdutin e kombit, si duhet ta presë Fieri lubinë e kombit, si duhet të presë Shkodra hajdutin e kombit, si duhet të presë Lezha Ulziun e kombit, si duhet t’i presin rrethet tona këtë racë hajdutësh antishqiptarë që po shfarosin kombin. Me vezë, domate, protesta, beteja.

Ndaj dhe le të na frymëzojë ne protesta në sallë dhe jashtë salle e bashkatdhetarëve tanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...