Rama tallet me pensionistët i jep 400 lekë në muaj, vetë shpenzon dhjetëra mijëra dollarë për ndeshje luksi në Nju Jork

Diel, 27 October 2024 12:58
 

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër ka treguar hapur se nuk ka empati për shqiptarët që janë shtresat në nevojë apo pensionistët, por edhe që drejtësinë e ka në xhep, pasi gjatë vizitës së fundit në Nju Jork, ka shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë, vetëm për të shijuar një ndeshje luksi basketbolli, duke u ulur në rresht të parë dhe në prani të gruas së tij, djalit të vogël dhe adhurueses së tij të flaktë, kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Sipas burimeve të sigurta për SYRI-n, Rama ka shijuar mbrëmjen e kaluar një ndëshje basketbolli nga ato që konsiderohen luksi në New York, pasi është parë pranë fushës me një kapele në koke gjatë ndeshjes mes ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’.

Biletat për këto ndeshje në varësi edhe vendit ku ulesh shkojnë në disa raste nga 8-mijë dollarë më e ulta deri në mbi 20-mijë dollarë më e shtrenj. Siç e panë të gjithë Edi Rama dhe familja e tij janë ulur në radhët e të privilegjuarve.

Nuk dihet ende se sa ka paguar kryeministri shqiptar në këtë rast.

Por ajo që vlen të theksohet është se Rama tallet keq me pensionistët shqiptarë, pasi për ta mendon aq shumë sa ia ka rritur pensionin me vetëm 400 lekë, një vlerë qesharake me të cilën nuk mund të blesh më shumë se 2 bukë në muaj.

Shpenzimet e Ramës për udhëtime me charter, ekspozita apo evente të tjera vanitoze si kjo ndeshje basketbolli, asnjëherë nuk janë bërë transparente. Opozita kërkoi një vit më parë një komision hetimor për këtë çështje, por që u refuzua nga mazhoranca.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...