‘Zgjedhje të lira’/ Noka nga ish-sheshi 'Shqiponja': Jemi në mosbindje civile! Do ta ulim në gjunjë regjimin

Tuesday, 29 October 2024 17:59
 

Partia Demokratike së bashku me qytetarët janë derdhur në aksin rrugor te ‘Sheshi Shqiponja’, duke bllokuar rrugën në mosbindjen e tyre civile.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka tha se opozita do ta vazhdojë betejën e saj derisa të rrëzojë në gjunjë narkoregjimin e Edi Ramës. 

‘Jemi në mosbindje civile, vazhdojmë me akte të tjera. Ne do bëjmë gjithçka në betejën tonë’, u shpreh Noka për mediat.

Noka: Kauza e opozitës është më e drejtë për çdo qytetar që i thotë kombit komb, është kauzë për Shqipëri demokratike. Jemi në mosbindje civile, vazhdojmë me akte të tjera. Ne do bëjmë gjithçka në betejën tonë. Do vazhdojmë derisa ta rrëzojmë në gjunjë regjimin.

Ne duam që të frenohet shpopullimi, që shqiptarët mos të jenë të varfër. Shqipëria ecën përpara me zgjedhje të lira. Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri 5% jetojnë në luks dhe 95% jetojnë në varfëri. Narko-policia të mësojë se çfarë është mosbindja civile.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...