Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka foli për mediat në mbyllje të protestës së sotme.
“Sot ka qenë një ditë e jashtëzakonshme.
Dua të falënderoj me mirënjohje të pafundme të gjithë të rinjtë, të rejat, qytetarët që iu përgjigjën ftesës së opozitës për këtë hap të madh të mosbindjes civile.
Dua të falenderoj gjithashtu edhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi që bënë gjithçka të shmangin përplasjet në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës që me heshtjen e tyre të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Dua të bëj me dije se sot ka qenë një ditë e zezë për narkoregjimin dhe bandat e pushtetit.
Të tmerruar, ata kanë sjellë narkopolicinë në çdo kryqëzim me qëllim që të intimidojnë opozitën.
Por me këtë sjellje të tyre, ata treguan se janë në panik dhe mosbindja civile ka filluar të japë frytet e veta.
Qëndresa, rezistenca jonë do të vazhdojë.
Mosbindja civile do jetë ajo që do i sjellë zgjidhje Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kthim pas nuk ka, qëndresa dhe rezistenca do japin frytet e saj,” tha Noka.