Bylykbashi: Shkodra një nga poligonet e Edi Ramës për të marrë pushtetin nëpërmjet bashkëpunimit me krimin

Saturday, 02 November 2024 18:41
 

Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi u shpreh se është e papranueshme që Shkodra të jetë modeli i simbiozës krimit me politik.

Gjatë marshimit kundër krimit politik në Shkodër, Bylykbashi theksoi se ‘shkodranët duhet të reagojnë dhe kjo do të vazhdojë për tu përballur me këtë mekanizëm kriminal që ka në kokë një person që është Edi Rama’. 

‘Në vitin 2023 Shkodra ishte një nga poligonet e Edi Ramës për të marrë pushtetin nëëprmjet bashkëpunimit me krimin. Ne jemi këtu për tu përballur, mosbindja civile është në funksion të kësaj përballje. Në zgjedhjet e ardhshme shkojmë për të mundur Edi Ramën me të gjithë taborin e krimit’, u shpreh Bylybashi.

Bylykbashi: Shkodranët duhet të jenë në këtë protestë sepse është e papranueshme që Shkodra të jetë modeli i simbiozës krimit me politik. Kjo ndodh tashmë në të gjithë Shqipërinë si model mënyrë qeverisëse. Nqs zgjedhjet po shkojnë përherë e më keq vjen pasi ky mekanizëm kriminal, që krimi prodhon vota dhe pastaj votat dhe politika i japin mundësi krimit. Shkodranët duhet të reagojnë dhe kjo do të vazhdojë për tu përballur me këtë mekanizëm kriminal që ka në kokë një person që është Edi Rama.

Rama mori vendim që të vinte në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 2021, firmosi me dorën e tij listën e deputetëve të Qarkut të Durrësit dhe është shembulli perfekt për të provuar lidhjen simbiozën e politikës me krimin. Politika që i hap dyer kështjellës publike, krimit. Mbledhin vota për të marrë më pas interesa ekonomike dhe këtë e ka në dorë vetëm pushteti publik.

Edi Rama e provoi në Durrës, ku lista e deputetëve të Durrësit është jo thjeshtë e shkalafitur por qartë e hartuar me Kodin Penal në dorë. Ky është fati që po i ofron Shkodrës. Jo vetëm korrupsioni i bashkisë por bandat. Në vitin 2023 Shkodra ishte një nga poligonet e Edi Ramës për të marrë pushtetin nëëprmjet bashkëpunimit me krimin.

Ne jemi këtu për tu përballur, mosbindja civile është në funksion të kësaj përballje. Në zgjedhjet e ardhshme shkojmë për të mundur Edi Ramën me të gjithë taborin e krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...