Vizita në Nju Jork/ Berisha: Rama fjeti me 25-30 vetë në hotelin mu në zemër të zonës më të kushtueshme të planetit

Hënë, 11 November 2024 20:57
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar sërish Edi Ramën për vizitën e tij në Nju Jork, ku sipas tij fjeti me 25-30 vetë në hotelin më të shtrenjtë të planetit dhe nuk deklaroi asnjë pagesë, por që për drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, këto shkelje të ligjit nuk përbëjnë vepër penale.

‘Fjeti me 25-30 vetë në hotelin ‘The Gregorian’ mu në zemër të zonës më të kushtueshme të planetit’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Edi Rama 10 ditë më parë ishte në Nju Jork.

Miq, ai udhëtoi më një suitë të paktën 25-30 shoqërimesh.

Ai fjeti në një hotel me 25-30 vetë ‘The Gregorian’ mu në zemër të Manhatanit, të zonës më të kushtueshme të planetit.

Imagjinoni ju, një kompani e tërë të pushtojë suitat dhe dhomat e hotelit më qendror të metropolit të botës.

Kush i pagoi, të kujt ishin paratë?

Në çdo vend të botës kryeministri do ishte i detyruar të tregojë për çdo qindarkë, por këtu këto shkelje të tmerrshme ligji ia mbulon Dumani, ia mbulojnë mercenarët e organizatës kriminale të Skapit.

Se mos ishte vetëm hoteli, jo, jo.

150 mijë euro kushtonte reklama në Manhatan, reklama për Ediskobarin, për narkokryeministrin e vetëm në Europë.

Por a ishte vetëm reklama? Jo nuk ishte vetëm reklama.

Salla më luksoze e prenotuar me 700 vende, ku sipas disa burimeve vendet kushtonin nga 250-250 dollarë sipas vendit ku ishin vendosur.

Po drekat, po darkat e këtyre zyrtarëve që zhgërryhen, që darkojnë në St. George me 10 mijë euro, me biftekë 1 mijë dollarë. Sa kushtuan të gjitha këto?

Të gjitha këto në një kohë që u thonë pensionistëve se pensionet nuk i rrisim dot, se nuk ua marrim dot t’ua japim ju.

Po biletat në Madison Square, 6 bileta, me mace e minj në stadium ky, tifoz i madh, ky basketbollist i dështuar bankine, kush ia pagoi? A dihet kush ia pagoi biletat?

Ia pagoi Marko Rosini, ia paguan mafia e Nju Jorkut.

Kush i pagoi ato bileta, a dini gjë? M’i paguan, thotë. Cili investitor strategjik t’i pagoi ty?

Si mund të të paguajnë ty në një kohë kur ligji shqiptar nuk të lejon kurrë dhuratën mbi 200 euro?

A nuk është kjo një shkelje e ligjit, 1500 herë në qoftë se ti ke shpenzuar 30 apo 50 mijë euro bileta?

Ku i more, kush t’i tha, kush të bleu me këto para o i shitur që shitesh edhe për 5 lekë se nuk ke nder as karakter?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...