USAID dhe DASH bashkëpunojnë me Sorosin në Shqipëri, 9 miliard dollarë për të fuqizuar agjendat e majta

E Enjte, 14 November 2024 17:56
 

Në një raport të fundit, organizata amerikane “Judicial Watch” ka publikuar dokumente që tregojnë një bashkëpunim të ngushtë mes USAID-it dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së me Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të themeluara nga George Soros.

Dokumentet tregojnë se ky bashkëpunim kishte për qëllim përfshirjen e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur në projekte dhe financime që synojnë mbështetjen e reformave në Shqipëri. 

Sipas dokumenteve të publikuara, fondet e USAID-it janë kanalizuar drejt Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur në Shqipëri, me fokus të veçantë në reformat e sistemit gjyqësor që mund të ndihmojnë qeverinë socialiste të vendit të fitojë më shumë kontroll mbi gjyqësorin.

Raportohet se në vitin 2016, USAID dha një financim prej 9 milionë dollarësh për fushatën “Drejtësi për të Gjithë”, e cila mbikëqyret nga Instituti për Menaxhimin Lindje-Perëndim, një organizatë e lidhur me Fondacionet e Shoqërisë së Hapur.

Kjo mbështetje financiare verteton edhe njeherë akuzat e opozitës shqiptare, e cila argumenton se një pjesë e ndihmës financiare është përdorur për të fuqizuar agjendat e majta në Shqipëri dhe për të ndikuar në politikën e brendshme të vendit. Organizata “Judicial Watch” ka akuzuar Sorosin për ndikim të fortë në politikën shqiptare dhe për përpjekje për të kontrolluar institucionet e pavarura.

Ky zhvillim ka shkaktuar debat të gjerë mbi rolin e USAID-it dhe Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur në vendet në zhvillim, përfshirë Shqipërinë, ku reformat institucionale dhe politike janë delikate dhe ndikimi i jashtëm shpesh shihet me dyshim nga një pjesë e opinionit publik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...