Këlliçi: Pasi nuk la baltë pa hedhur mbi opozitën, ushtari i Soros-it po sulmon presidencën amerikane

Premte, 15 November 2024 17:23
 

Gjatë fjalës së tij, në protestën e organizuar para bashkisë lidhur me çështjen e inceneratorëve, teksa deputetët e opozitës kërkojnë dorëheqjen e kryehajdutit Veliaj, drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, u ndal tek sulmi që Veliaj, përmes mediave të tij isulmoi kryeprokurorin e emëruar nga Trump në SHBA.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Veliaj i që nuk ka lënë sulm, llum e baltë pa hedhur ndaj opozitës e së djathtës në vend që denoncojnë në Shqipëri, tashmë ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane. 

'Mos harroni se është Veliaj që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të PD me aferën e inceneratorit dhe sië tashmë të gjithë e dini, Veliaj është ushtari më besnik i Sorosit'-u shpreh këlliçi.

 

Pjesë nga deklarata:

"Faleminderit për këtë pjesmarrje në protestën rekod në javën e 35-të kundër jo vetëm ushtarit të korrupsionit që është Veliaj, pronari faktik i inceneratorit dhe kreut të 5D, po tashmë siç e di edhe edhe mbarë rajoni kundër ushtarit më besnik të Sorosit, Erion Veliaj.

Ushtari i fondacionit ‘Shoqëri e hapur’ i cili ka marë guximin dje në mediat e tij ku kryeson Karlo Bolino të fillojë e të sulmojë kryeprokurorin e emëruar tashmë nga Trump në SHBA.

Ky njeri që nuk ka lënë sulm, llum e baltë pa hedhur ndaj opozitës e së djathtës në vend që denoncojnë në Shqipëri, tashmë ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane e ndaj mos harroni se është Veliaj ai që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të PD me aferën e inceneratorit.

Nga kjo foltore këtu kemi denoncuar lidhjet e Veliajt me Iranin e Rusinë, me kompaninë ‘Matna Grop’ iraniane e Veliaj sot është kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Të dashur miq, arritja e vetme e kreut të 5D, në këtë 9 muaj siç edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak Ilda Zhulali e tha ditën e djeshme, është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës.

Këtu po shkëlqejnë aferat korruptive me në krye Plarent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, e ndërkohë që me rrogat që kanë policët, nuk ushqejnë familjet e tyre.

Sa herë ne kemi pasur përballje me policinë e shtetit ne kemi thënë se nuk jemi këtu për të protestuar kundër tyre, por po protestojmë kundër hajdutëve që vjedhin edhe paratë e familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Për 9-mujorin që lamë pas, Veliaj përmes 'Policisë së Shtetit' e 'Drejtorisë së Tatimeve Vendore' i kanë vendosur 6.4 milion euro qytetarëve të Tiranës.

Plani është realiazuar me policinë bashkiake me 288% duke vendosur 3.8 milione  euro për qytetarët.

Me 188% u realizua plani i tatimeve vendore duke i vendosur 2.9 milionë euro bizneseve të Tiraës.

Imagjinoni një njeri që merr taksat e Tiranës e i shpërdoror, me një incinerator që paguhet 88 milionë euro dhe nuk ekziston, i duhet të gjobisë me 6.4 milion euro qytetarët e Tiranës në mënyrë që Veliaj të vjedhë për vete".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...