Berisha: Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë miratoi rezolutën ku dënohet narkoregjimi i Ramës dhe burgosja e liderëve të opozitës

Hënë, 18 November 2024 17:19
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë lajmin se Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë ka miratuar rezolutën ku dënon narkoregjimin e Edi Ramës në Tiranë, si dhe burgosjen e liderëve të opozitës.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se, reforma e Xhorxh Sorosit merr një ndëshkim ndërkombëtar. 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Këtë takim me ju do t’ia përkushtoja tërësisht problemit themelor që është buxheti, por do ta nis me një lajm shumë të rëndësishëm që sapo erdhi nga samiti i Internacionales së Qendrës Demokratike, organizatë që grupon 108 parti politike të qendrës, qendrës së djathtë.

Pra, organizata më e madhe gjer sot me një shtrirje planetare, nga parti në të katër anët e globit, miratuan para një ore rezolutën në të cilën dënohet narkoregjimi i Edi Ramës.

Miratuan rezolutën e paraqitur nga PD mbi situatën dramatike në Shqipëri.

Mbi dhunimin dhe farsën elektorale.

Mbi arrestimin dhe burgosjen e liderëve të opozitës si në asnjë vend tjetër në Europë.

Mbi lidhjet e qeverisë me mafien, drogën dhe krimin e organizuar.

Korrupsionin e papërmbajtur.

Mbi gjendjen dramatike të sistemit të drejtësisë.

Pra, reforma e Xhorxh Sorosit merr një ndëshkim ndërkombëtar.

Dënohet arrestimi i liderëve të opozitës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut, Ervin Salianjit, Fredi Belerit.

Shprehet mbështetje e plotë për PD-në dhe opozitën shqiptare.

Dënohen lidhjet e qeverisë me organizatat kriminale të Amerikës Latine dhe vendeve të tjera.

Por, ajo që është për të theksuar se krahas këtyre dënimeve të ashpra, në të njëjtën linjë kanë qenë diskutimet duke filluar që nga presidenti i CDI dhe personalitete të tjera botërore.

Është duartrokitur dhe mirëpritur diskutimi i përfaqësueset tonë në këtë organizatë, Albana Vokshi, e cila ka paraqitur aty me vërtetësi të gjithë gjendjen karikaturale të narkoshtetit shqiptar.

Diskutimit të zonjës Vokshi i janë referuar një seri diskutantësh ndër më kryesorë që kanë marrë fjalën me këtë rast.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...