Berisha: Që nga koha e Enver Hoxhës, sot është miratuar me unanimitet të plotë, rezoluta më e fuqishme në mbështetje të opozitës shqiptare

Hënë, 18 November 2024 21:01
 

'Rezoluta më e fuqishme kundër regjimit', e ka cilësuar lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha, miratimin nga Internacionalja e Qendrës Demokrate, e cila sipas tij është bërë në unanimitet të plotë dhe në mbështetje të opozitës shqiptare.

Duke folur para mbështetësve të tij në ditën e 322 të arrestit politik, Berisha tha se miratimi i rezolutës, është dënimi më ekzemplar që CDI-ja, ia rezervoi narko-diktaturës së Edi Ramës. 

Kryedemokrati Berisha garantoi partitë e djathta internacionale se beteja kundër narko-regjimit, do të jetë betejë fitimtare. 

Miqtë e mi, sot paradite Internacionalja e Qendrës Demokrate, organizata që grupon së bashku 108 parti politike nga të gjitha kontinentet, organizatë planetare, ka folur në një seancë më fuqishëm se kurrë ndonjëherë ndokush për secilin prej jush, për Opozitën shqiptare, për narko-diktaturën e Edi Ramës, për narko-drejtësinë e tij.

Pra, sot është miratuar rezoluta më e fuqishme kundër regjimit në Shqipëri. Që nga koha e Enver Hoxhës, sot është miratuar me unanimitet të plotë, pa asnjë kundërshtim nga përfaqësues të këtij forumi botëror, planetar rezoluta në mbështetje të Opozitës shqiptare, të çdo opozitari të këtij vendi, të demokracisë.

Ndaj dhe, të dashur miq, në emër tuaj të shpreh mirënjohjen më të pakufijshme ndaj përfaqësuesve të këtij forumi botëror të partive politike në këtë forum botëror për këtë mbështetje të madhe që i dhanë Opozitës shqiptare, për këtë dënim ekzemplar që i rezervuan narko=diktaturës së Edi Ramës.

I garantoj në emër tuajin se, beteja jonë kundër narko-regjimit do të jetë betejë fitimtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...