Nga Tritan Shehu:
E verteta del, edhe kur vonohet!
Largimi i “mjegullnajave”, i “hijeve” te krijuara ndesh apo per te fshehur te verteten, eshte nje proces, behet gradualisht.
Dhe tashme ky proces per te verteten mbi “ceshtjen” Sali Berisha po zhvillohet.
Rezoluta e djeshme e CDI ne lidhje me deformimet e thella te demokracise ne Shqiperi, izolimit politik te Sali Berishes, eshte pjese e atij procesi, te pa evitueshem e te domosdoshem tashme.
Kjo sepse dhe kushtet per dicka te tille po konfigurohen plotesisht.
Fakti, qe dhe Sekretari i Shtetit, i percaktuar tashme, eshte sensibel e i vendosur per te “germuar” ne dosjet e “Non gratave”, ne funksion te se vertetes dhe interesave te ShBA, jep shume garanci.
Pikerisht per ecurine e ketij procesi, vendosjes ne vend te te vertetes.
Dhe pa asnje dyshim, “ceshtja Berisha” do te gjeje shpejt zgjidhjen e saj ne perputhje me te verteten dhe realitetin.
“Kembanat po bijen” per mire!
Por do te ishte ne nderin e Drejtesise Shqiptare, qe tashme te ndermerte hapat e nevojeshme, per te korregjuar shtremberimet fondametale te principeve te nje drejtesie europiane.
Perpara se kete ta bejne te tjeret!