Një pensioniste nga Tirana, e cilësoi akt të shëmtuar, mënyrën se si ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu u përpoq të shfajësohej pas vrasjes së 14-vjeçarit pranë ambienteve të shkollës.
Në fjalën e saj në protestën para parlamentit ku po diskutohet buxheti i 2025, pensionistja tha se në rast se ngjarje të tilla do ndodhinin në vende të tjera, menjëherë do të vinte dorëheqja. Por këtu, theksoi ajo nuk ndodh, për shkak se ministrave dhe socialistëve u leverdis më mir ëtë mbrojnë karrigen e tyre në parlament.
Gjëja më e shëmtuar është kur pashë ministren e Arsimit që nisi të fliste dhe ai tjertri ndërroi jetë, ajo fliste për karrigen e saj për të qëndruar në vend. Kur ndodhin gjera të tilla jashtë vendit, menjëherë japin doreheqjen.
Ne pensionistët heqim qametin. Nëse ky buxhet duhet të ishte i fortë, duhet të ishte për arsimin. Fëmijët janë e ardhmja e vendit, po e ardhmja e tyre është katandisur si mos më keq.
Pensionistët të bashkohen e të ngrihemi, t’i heqim nga zverku këta masakarenj që kanë zaptuar vendin. Çfarë nuk thanë për Dr.Berishën, asnjë gjemb s’i hyri në këmbë, do jetë njëlloj si në Amërikë. Siç u kthye Trump do kthehet edhe Berisha.