Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen: Kombinimi i shtetërorit me atë privat

E mërkurë, 20 November 2024 12:13
 

Kohët e fundit po diskutohet shumë mbi pensionet dhe krizën qëpo kalon skema e pensioneve në Shqipëri.

Pensioni shtetëror, për shkak të disa faktirëve, nuk ofron tëardhura të mjaftueshme për përballimin e kostove të jetesës. Ndaj shumë ekspertë, përfshirë këtu edhe Bankën e Shqipërinë, po flasin për skema suplementare.

Për këtë temë ka folur edhe CEO i "SIGAL UNIQA", Z.AvniPonari.

I ftuar në emisionin “Pro Business” në Klan Plus, ai dha edhenjë opsion si mund të zgjidhet kjo krizë: kombinimi i pensionitshtetëror me atë që merr në privat.

Sipas tij, kjo bën që shuma e përfitimit të jetë e kënaqshme përpensionistët dhe ti përgjigjet kostove të jetesës.

AVNI PONARI: Shumë ndërmarrje dhe shumë individë, po afrohen me shumë shpejtësi dhe po krijojnë vlerat e tyre përpensionin dhe kjo është një garanci shumë e mirë sepse nëqoftëse në shtet ti ke një pension 20 mijë lekë të reja dhe do marrësh 400 apo 500 në privat, pra pensioni yt shkon 700 mijëlekë(të vjetra) në total i gjithi së bashku. Kështu që krijimi ikësaj incentive dhe krijimi këtij sistemi të tillë e bën të mundurqë ti të marrësh një vlerë të caktuar. Shqipëria është nga tëpaktat vende që nuk e ka kolonën e dytë të investimeve. Që do tëthotë, shteti përveç Sigurimeve Shoqërore që është 27% qëpaguhen nga paga, atëherë kjo 27 ndahet në 25 përshembull do tiçosh tek Sigurimet Shoqërore dhe 2% janë të detyrueshme tiçosh te një skemë e pensioneve private. Pra, ky është njëstimulim shumë i madh, një mbështetje e madhe dhe njëlehtësim i barrës së sistemit të Sigurimeve Shoqërore.

Z.Ponari dha edhe një shembull se si mund të përfshihetpensioni privat me detyrim duke e ndarë në dy pjesë.

AVNI PONARI: Skema aktuale ka mangësi. Dhe nga ajo qëkam dëgjuar thuhet se nuk funksionon se në Shqipëri janë 700 mijë pensionistë që marrin pensionin dhe janë 700 mijë tëpunësuar. Pra raporti është 1 me 1. Atëherë duke qënë ky raport, në të gjithë botën është 1 me 2, me 3 me 4, pra 4 punojnë dhe 1 merr pension. Ne nuk kemi këtë skemë. Kjo skemë duhet tëishte vendosur 20 vite përpara ose 30 vite përpara. Kjo skemë e cila ndante sigurimin e detyrueshëm në dy pjesë, tek sigurimetvullnetare 2%,1%, 1.5%, pastaj qytetarët këtë 2% mund ta plotësojnë edhe me para të tjera për të marrë një pension më tëlartë. Ka një gjë që Instituti i Sigurimeve Shoqërore do që të jetëpesha e madhe, që të gjitha fondet të shkojnë tek ai, pordashamirësia e Institutit, e Ministrisë së Financave, e Qeverisëme ligj e përcaktojnë qartë dhe e bëjnë. Pra Maqedonia e Veriutështë me këtë skemë, Mali i Zi është me këtë skemë, Bosnja dhevendet e Rajonit pothuajse të gjitha janë me këtë skemë. Edhevendet e tjera përreth nesh janë me këtë skemë, pasi këto janëmë efiçente dhe krijojnë mundësi të çdo njeriu të kenë njëpension normal dhe kushte të mira jetese. Në Gjermanipërshembull njerëzit investojnë në 2-3 fonde”.

Pjesë e emisionit ishin edhe dy qyteyarë, të cilët po marrinaktualisht frytet e investimit në pensionin privat.

Merita dhe Shkëlqimi, të cilët sot kanë dalë në pension, shprehen të kënaqur me atë çfarë marrin nga fondi  "SIGAL UNIQA Invest".

“Unë jam njohur me fondin e pensionit privat Sigal, që në vitet2016-2017 dhe më pëlqeu si mënyrë për të siguaruar diçka mëshumë për pensionin tim në vitet që do të vinin më vonë, të cilatvijnë aq shpejt. Në vitin 2018 me mbështetjen e institucionit kuunë punoja u bëra anëtare e fondit të pensionit privat. Gjë qëmendoj se duhet ta kisha nisur shumë më herët se sa në atë vit. Edhe lexova shumë për këtë pjesë. U lidha me specialistë tëSigal që punonin në këtë fushë, të cilët më sqaruan dhe mëbindën që ishte diçka shumë e leverdisshme dhe e domosdoshmepër njerëzit, sidomos kur vjen koha e pensionit”, shprehet përemisionin “Pro Business” Merita Pulla – Pensioniste, Ish-Ekonomiste.

Edhe Shkëlqim Arizi flet për ndihmën që i jep pensioni privatpër të përballuar kostot e jetesës.

“Pensionet që akordohen nga shteti mbi bazën e kontributeve tëSigurimeve Shoqërore, janë të pamjaftueshme të jemi të sinqertënë atë që flasim. Janë të pamjaftueshme për të përballuar kostote moshës, problematikën e moshës, aq më shumë pastaj për tëshijuar ndonjë kënaqësi që ka dhe mosha. Nëpërmjet shokëvë tëmi që jetojnë jashtë vendit, konkretisht në Greqi, më treguanskemën e pensionit privat atje dhe kjo më bindi mua që të bëhemklient i fondit të pensionit privat. U bëra klient i fondit Sigal tëpensionit, për procedura ishte shumë e thjeshtë, me këtodokumentat si Kartë ID, veprimet u bënë aty në zyrë. Pastaj bërainvestimin e parë në Bankë, të parave dmth që i mendoja, mëpas bëja derdhjet në Bankë në mënyrë periodike sipasmundësive të mia. Kam qënë goxha aktiv gjithë ato vite që kamderdhur kontributet.”

Në çdo rast shumat e patërhequra për arsye të ndryshme janëpronë e trashëgimtarëve ligjorë.

“Që në momentin që u njohëm me fondin, një nga pikat ishte qëne mund tua trashëgonim pensionin fëmijëvë tanë në çdo rast. Dhe që në kontratën e parë që kam bërë me kompaninë Sigal kam vënë emrin e vajzës time, që për çdo gjë ta trashëgonte ajo që kur të vinte koha që nuk do ta merrja më dot unë“, thotëMerita Pulla.

Të menduarit për pensionin nuk është një çështje që duhet tështyhet për më vonë. Çdo shumë, sado e vogël, e investuar herëtnë një fond pensioni privat, mund të bëjë një ndryshim të madhnë të ardhmen.

Kjo ju jep paqe mendore dhe mundësinë për të shijuar vitet e arta pa shqetësime financiare.

Mos e shtyni këtë vendim të rëndësishëm. Filloni të mendoni përpensionin tuaj privat që sot dhe sigurohuni që të keni një tëardhme financiare të qëndrueshme dhe të sigurt.

Mendoni që sot për të ardhmen tuaj financiare

Konsultohuni me ekspertët e "SIGAL UNIQA Invest" duke shkruar tani në:

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Ose duke telefonuar në: +35544511666

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...