Berisha: Shkollat nën kontrollin e krimit. Edi Rama gjeneratori kryesor i bullizmit, pret bandidë dhe kriminelë në zyrë

E mërkurë, 20 November 2024 20:51
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, denoncoi zv/kryeministren Belinda Ballukun se i rrafshoi shtëpinë kryetarit të PD në Suk-1 në Rroskovec, pa asnjë paralajmërim.

‘Lubi Balluku dhe narkokomisari Hitaj i rrafshuan shtëpinë kryetarit të PD në Suk-1, pa asnjë paralajmërim, sikur të ishin pushtues’, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së mbajtur, lideri i PD, Sali Berisha është ndalur te vrasja tragjike e 14-vjeçarit, Martin Cani, duke akuzuar mungesën e veprimeve të shtetit. ‘Ky akt që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm. Por ky akt në një shtet si ky, ku mbulohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm’, theksoi në fjalën e tij, Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën si kryebullizuesi në Shqipëri dhe e akuzoi se pret në zyrën e tij banditë dhe kriminelë. ‘Edi Rama je ti, por ti nuk di çfarë është përgjegjësia se je i tillë, që përhape në këtë vend, në këtë shoqëri kultin e bullistit, e banditit, e të fortit. Edi Rama je ti që i pret bullistët, kriminelët, banditët në zyrë dhe lë qytetarët të numërojnë kafshatat’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi buxhetin e miratuar nga mazhoranca socialiste dhe të kundërshtaur nga opozita, si buxhetin që injoron totalisht hallet dhe prioritetet e qytetarëve. ‘Buxheti i miratuar injoron pothuajse totalisht qytetarët. Ne shkuam aty si dëshmitarë të vjedhjes më të madhe që po ndodh’, theksoi Sali Berisha në fund të fjalës së tij.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma, përshëndetjet më miqësore dhe mirënjohet më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë dhe misionare të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo qytetari, të kauzës së drejtë të shoqërisë dhe kombit shqiptar, të lirisë, dinjitetit njerëzor, interesit kombëtar të shqiptarëve.

Të dashur miq!

Një përshëndetje të përzemërt dua ti përcjell oratorëve të kësaj platforme që çdo natë përcjellin nga kjo tribunë të vërtetat që censuron regjimi i krimi, drogës e vjedhjes së shqiptarëve.

Përshëndes përzemërsisht krytarin e Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta, përshëndes nënkryetarin e grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji për qëndresën e tyre të pamposhtur në qelitë e burgjeve të narkodiktaturës.

Si dhe çdo opozitare e opozitar që është subjekt i dhunës, presioneve, terrorizimit të këtij regjimi.

Përshëndes banorët e Suk-1, kryetarin e grup seksionit që në një akt hakmarrje primitive Lubi Balluku me narkokomisarin Hitaj i rrafshuan shtëpinë pa asnjë paralajmërim, pa asnjë njoftim, njëlloj sikur të ishin pushtues të egër dhe pa i paraqitur asnjë vendim.

Të dashur miq!

Në një hark kohor 5 ditor, tre të rinj humbën jetën.

Njëri prej tyre është një nga ekzekutimet publike më të dhimbshme në historinë e këtij vendi.

Çdo njeri tjetër sigurisht është i dhimshëm dhe ka peshën e vet, por Martin Cani, sportisti i talentuar, nxënësi 14-vjeçar u ekzekutua publikisht pas një sherri pothuajse një javor që përfshiu 10-15 moshatarë të tij.

Ky akt që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm.

Por ky akt në një shtet si ky, ku zulmohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm.

Sot Edi Rama në një dalje para mediave shpërndau vrer kundër opozitës, kundër gazetarëve dhe mediave, kundër rrejteve sociale dhe nuk gjeti përgjegjësinë më të vogël në narkoshtetin e tij.

Nuk do të doja të bëja politikë me shpirtin e Martin Canit, por nuk ka si të mos i them sonte Edi Ramës.

Edi Rama je ti, por ti nuk di çfarë është përgjegjësia se je i tillë, që përhape në këtë vend, në këtë shoqëri kultin e bullistit, e banditit, e të fortit.

Edi Rama je ti që i pret bullistët, kriminelët, banditët në zyrë dhe lë qytetarët të numërojnë kafshatat.

Edi Rama thuaju pak shqiptarëve se, kush ka promovuar, mbështetur si ti kriminelët Rraha-Gjokës. Nga të mos ketë bullizëm, kur ata bëjnë ligjin, kur ata në emër të votave që vjedhin sundojnë vendin së bashku me ty.

A ke ti vetëdije, por nuk ke ti, të mungon vetëdija njerëzore, që gjenerator kryesor i bullizmit je ti, me mbështetjen që ju bën banditëve që terrorizojnë jo vetëm rrugicën e rrugën, por llagjen, bllokun, qytetet e fshatrat.

Atëherë ku ke fytyrë të dalësh ti mor, të akuzosh opozitën në parlament, të akuzosh mediat, por a e din ti mor, a e di apo jo që mediat shkuan tek rrahjet e fundit të Martin Canit, para se të shkonte policia jote e krimit.

A e di ti se ato kamera, ato media ishin aty para se të shkonte shërbimi i ambulancës i yti.

Çke ti me mediat, ti meriton çdo epitet, por unë nuk e prish gojën sonte sepse po flas për shpirtin e një engjëlli që nuk është më.

Edi Rama, po si mund të flasësh ti për shkollë dhe për nxënës, kur i ke vërshuar shkollat dhe nxënësit me drogë.

Kush e mbolli Shqipërinë e anë e kënd kanabis.

Por kujt ja thua ti, ti je mitra e krimit.

Edi Rama kur fle me krimin, zgjohesh me vrasjen. Po, po. Ti çdo natë, ti fle me krimin, ndaj dhe zgjohesh me vrasjet.

Si ke gojë ti të flasësh para shqiptarëve kur një 14-vjeçar theret në sy të të gjithë shoqërisë.

Madje nxirret dhe nga mësimi sepse i ndjeri Martin, atë ditë kishte 7 orë mësime.

Pra a mund të na thuash pak, si mund të flasësh ti në atë mënyrë.

Flet se ti je në anën e krimit.

Ti akuzon opozitën se në parlament flitka. Por çfarë flet ti në parlament, ti nuk je i denjë as për halenë me të keqe, më falni për shprehjen, me atë gjuhë shkon ti në parlament.

Po kush ka gjuhën tënde në parlament mor, dhe e paska fajin opozita, e paskan fajin mediat dhe Tik Toku. Po ka faj më kryesor se ai që ua ka dorëzuar të fortëve vendin, vetëm e vetëm për vota dhe pasurimin e tij.

A ka faj më të madh se ai që ka zhytur shkollat në lumej droge dhe prindërit zemërngrirë dërgojnë fëmijët e tyre, duke i porositur çdo mëngjes; kujdes se po të ofron kush ndonjë çamçakiz të helmuar, apo ndonjë kapsulë, tablet.

Dhe bën fjalë ti për siguri të lartë në shkolla me ata banditë të tu. Me ata banditë që fryhen dhe majmen çdo ditë nga krimi.

Ndaj dhe rri aty ku je, në Surrel.

Shqiptarët janë të revoltuar me ty, të zemëruar me ty. Shkollat janë jashtë çdo kontrolli. Shkollat janë nën kontrollin e krimit.

Të dashur miq!

Protesta qytetare është akti më i ligjshëm për shpirtin e Martinit dhe çdo rast tjetër ndaj dhe ti shprehim edhe njëherë ngushëllime familjes së Martin Canit, ekipit të tij, shoqeve, shokëve, të afërmeve, nxënësve të shkollës ‘Fan Noli’ për këtë akt që ka tronditur vendin, çdo të madh e të vogël në Shqipëri, por jo qeverinë, ministret.

Edi Rama çfarë mund të ju thuash ti shqiptarëve? Çfarë mund të ju thuash ti, por ju jeni njësoj. Por soj si ju nuk ka parë toka.

Kur një deputet kërkon të nderojë me 1 minutë heshtje shpirtin e 14-vjeçarit, ministret tua jo që nuk lëvizën vendit, por vazhdonin gjysëm në ekstazë, llap a llap me njëra-tjetrën, duke u dëshmuar shqiptarëve se atyre dhe ty bashkë me to, nuk ua ndjen për asgjë, përveç se për para që vjedhin e vjedhin çdo ditë shqiptarëve.

Turpi ju mbuloftë kudo që jeni. Rracë e shpifur, rracë e shpifur.

Të dashur miq!


Një debat i gjerë u zhvillua për buxhetin.

Aty doli me gjithë shëmtinë e vet, projekti i vjedhjes më të madhe në historinë e këtij vendi të buxhetit.

Buxheti i injorimit total, pothuajse total të qytetarëve. Fytyra e hajdutëve të pamëshirë dhe qeveritarëve.

Ne shkuam aty si dëshmitarë të këtij akti, të vjedhjes më të madhe që po ndodh, për ti treguar me gisht, për të ju thënë shqiptarëve ja se çfarë po bëhet.

Për të ju thënë pensionistëve se këta të pafytyrë, të pamëshirë, të pashpirtë kanë lënë për ju, 16 mln dhe paratë e blerjes së votës. Nuk kanë lënë asnjë rritje të pensioneve, në një kohë kur për vete marrin rroga sa 40-50 sa 70 pensionistë.

Ndaj dhe miqtë e mi, ne dërguam në parlament minimumin jetik prej 200 eurosh, si zotim absolut i yni, që në seancën e parë të parlamentit të opozitës do të votohet, do të votohen 200 euro për çdo shqiptar.

Ne propozuam 5-fishimin e fondit aktual për indeksimin e pensioneve, nga 1.6 në 8 miliardë.

Tefishimin e fondeve për ish-të përndjekurit politikë, nga 1.2 miliardë në 4.2 miliardë lekë.

Rritjen me 1% të buxhetit të arsimit me rritje graduale me 1% çdo vit.

Rritja me 1% te PBB-së të buxhetit të shëndetësisë me rritje graduale me 1% çdo vit

Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme për qytetarët.

Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-te e Edi Ramës dhe Vilma Nushit, Manastirliut dhe Ilir Beqjas, përveç dializës.

Rritja me 10% e pagave te gjithë administratës publike, përveç pagave të drejtuesve të lartë që nuk rriten asnjë qindarkë.

Rritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogëve, mjekëve dhe infermirëve në vend.

Rritjen me 2 miliardë lekë të fondit për kërkimin shkencor.

Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkite, nga 1% në 1.5% të GDP-së me një shtesë prej 13 miliardë lekë.

Barazimin e investimeve në jug dhe në veri të vendit, anulimin e çdo diskriminimi të vendos ndaj bashkive të veriut nga Edi Rama.

Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë lekë.

120 mln euro apo katër herë më shumë subvencione për fermerët, blegtorët dhe agroindustrinë në Shqipëri.

Rritja e fondeve të ilaçeve për spitalin onkologjik, jo me pak se 15 mln euro shtesë.

Përgjysmimi i shpenzimeve operative të qeverisë, të cilët vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.

Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.

Dhe u garantoj se pas të gjitha këtyre nuk mbetet rrugë pa u ndërtuar, nuk mbetet tunel pa përfunduar, nuk mbetet shkollë pa ndërtuar. Nuk mbetet asnjë objekt publik, asnjë punë publike.

Përkudrazi, të gjitha ndërtohen dhe do të ndërtohen, por jo siç ndërtohen sot me një çmim 10 herë më të lartë se në Kroaci, se në vendet e BE-së, por me një çmim të barabartë me ato vende dhe të gjitha të tjerat do të ju kthehen qytetarëve, do të ju kthehen qytetarëve.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...