Drejt Londrës janë nisur të gjithë kryetarët e bashkive që kontrollohen nga Edi Rama.
Ky i fundit do të zhvillojë nesër një takim në kryeqytetin anglez, gjoja me diasporën dhe simpatizantët e PS-së atje.
Por nga raportimet e deritanishme, mësohet se drejt Londër kanë udhëtuar qindra zyrtarë të administratës shtetërore dhe bashkiake.
Mes tyre ka dhe shumë drejtorë të Bashkisë së Tiranës, që me lekët e taksave të qytetarëve kanë udhëtuar për në drejtim të Anglisë.
E shumë prej tyre kanë kaluar edhe nëpërmjet zonës VIP në aeroport.
‘I bëj thirrje SPAK-ut të merret me këta drejtorët e Bashkisë Tiranë që kanë mbetur jashtë akoma, se po i harxhojnë lekët tona për bileta dhe hotele luksoze. Dhe meqë ra fjala, pse kalojnë këta nga zona VIP e aeroportit?!’, shkruan faqja Lolita në Facebook, që ka publikuar edhe një foto të drejtorëve të bashkisë së Tiranës, duke udhëtuar drejt Londrës.