Pas vendimit të Strasburgut, Berisha kërkesë GjK-së për të përshpejtuar shqyrtimin për heqjen e masaës antikushtetuese

Hënë, 25 November 2024 19:08
 

Pasi Gjykata e Strasburgut e ka pranuar padinë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha kundër vendimit të SPAK për masën e sigurisë, ‘arrest shtëpie’, lideri i opozitës, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për përshpejtimin e ankimimit të ‘arrestit shtëpiak’.

Pas pranimit të padisë nga Gjykata e Strasburgut, e cila ka vendosur ta kalojë çështjen me përparësi, për vetë rëndësinë që paraqet kjo çështje për demokracinë dhe Shqipërinë, kryedemokrati ka kërkuar nga Gjykata Kushteutese përshpejtimin e gjykimit të kërkesës për heqjen e masës së arrestit. 

                                                                                                                                                                                                                       KËRKESË

                                                                                                                                                                DREJTUAR GJYKATËS KUSHTETUESE

KËRKUES: Prof. Dr. Sali BERISHA, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, në adresën: Rruga "Mustafa Matohiti", ndërtesa nr.36, hyrja 1/036, me nr. personal E40701031R, i mbrojtur sipas prokurës së posaçme nr.rep 1088, nr.kol.495/1, date 23.07.2024 nga av.Klodiana Gjyzari, nr. liçence 12079, nr. NIPT M 37002201N, adresë elektronike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., nr. tel. 0694077644.

OBJEKTI:   Përshpejtimin e shqyrtimit të gjykimit të Kërkesës Kushtetuese, regjistruar prane Gjykatës Kushtetuese më datë 18.11.2024

E Nderuar Znj. Kryetare!

Kërkuesi Prof. Dr. Sali BERISHA, aktualisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka paraqitur Kërkesë Kushtetuese, kundër Vendimeve nr.520 datë 30.12.2023 dhe Vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, Vendimit nr.15, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe Vendimit nr. Nr. 00-2024-667 i Vendimit (94) datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës  së Lartë

kërkesë e cila është regjistruar më datë 18.11.2024.

Shkaqet e për të cilat kundërshtohen vendimet gjyqësore të mësipërme kanë të bëjnë me shkeljen dhe mosrespektimin e parimeve të Demokracisë, të drejtat dhe liritë e njeriut, drejtësisë shoqërore, pluralizmit, që janë bazat e shtetit (neni 3 i Kushtetutës). Vendimet cënojnë parimin e ligjshmërisë, si dhe të ndarjes së pushteteve. 

Kushtetuta jonë parashikon që qeverisja bazohet mbi një sistem zgjedhjesh të lira dhe të barabarta dhe sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. Cënimi i sovranitetit popullor, mosrespektimi i vullnetit të tij të shprehur nëpërmjet zgjedhjeve është shkelja më e rëndë që parashikon Kushtetuta, pasi shkelen nenet 1 dhe 2 të saj.  Për shkak të vendimeve gjyqësore objekt ankimi, Kërkuesi nuk kryen dot shërbimin për të cilin është zgjedhur, pasi pengohet të përfaqësojë zgjedhësit.

Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 48/2024 është shprehur se: “42. Koncepti i mandatit parlamentar përmban detyrimin e përfaqësimit real të zgjedhësve. Populli merr pjesë në vendimmarrjen parlamentare nëpërmjet tërësisë së anëtarëve të tij dhe për këtë qëllim duhet të garantohet pjesëmarrja e të gjithë deputetëve në vendimmarrje sipas kuadrit kushtetues. Sipas Gjykatës, vetëm duke qenë plotësisht efektiv, pra i përfaqësuar tërësisht me të gjithë anëtarët e tij, parlamenti mund të realizojë funksionin e tij demokratik. Nëse një deputet, për arsye të ndryshme, ndalohet ose pengohet të ushtrojë funksionin e tij si pjesë e parlamentit, atëherë cenohet parimi i përfaqësimit, si dhe raporti shumicë/pakicë i vendosur nga vullneti i zgjedhësve dhe që duhet të gjejë patjetër pasqyrim në parlament gjatë gjithë legjislaturës (shih vendimet nr. 1 datë 16.02.2022; nr. 44, datë 07.10.2011 të Gjykatës Kushtetuese).”

Për shkak të efekteve të vendimeve gjyqësore objekt kundërshtimi, të drejtat kushtetuese që kanë cënuar, me qëllim rivendosjen e ligjshmërisë, shqyrtimi i Kërkesës Kushtetuese të ankuesit, merr rëndësi të veçantë jo vetëm për atë si individ, por edhe për zgjedhësit që ai përfaqëson, si dhe për forcën politike, udhëheqës i së cilës është, e cila është e vetmja forcë opozitare, që ushtron efektivisht kontrollin e veprimtarisë së qeverisë.

Është ne interes të Demokracisë dhe Pluralizmit, që të ekzistojë një forcë opozitare dhe shteti duhet të mbikqyret që të mos cënojë të drejtën e shprehjes, organizimit dhe përfaqësimit të forcave opozitare, të mos përdorë të drejtat që i ka dhënë Kushtetuta dhe Konventa, me qëllim që të përqëndrojë pushtetin. Bazuar në sa më lart, Kërkesa Kushtetuese e paraqitur nga z.Sali Berisha ka rëndësi jo vetëm për atë si individ por edhe për publikun. Nje pjesë e shkaqeve të tij ankimore janë parashtruar në Kërkesën Kushtetuese të 1/5 të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për të cilën Gjykata Kushtetuese është shprehur me vendimin nr. 273 datë 20.12.2023 për mosmarrjen ne shqyrtim të tyre, që provon interesin e opozitës në marrjen në shqyrtim të Kërkesës Kushtetuese të z.Sali Berisha.

Përveç sa më lart, siç konstatohet nga datat e vendimeve objekt kundërshtimi, organet gjyqësore kanë vepruar me vonesë në vendosjen në dispozicion të vendimeve gjyqësore, duke shkaktuar vonesa në ushtrimin e të drejtës së ankimit ndaj tyre, për pasojë është zgjatur gjendja e paligjshmërisë. Efektivisht kërkuesi deputeti Z.Sali Berisha nuk ushtron mandatin për të cilin është votuar që prej datës 30.12.2023, pra zgjedhësit që e kanë votuar janë të papërfaqësuar përfafërsisht për 1/4 e periudhës legjislative për të cilën është zgjedhur. Kërkuesi ka paraqitur kërkesë për t`u lejuar të marrë pjesë në sesionet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kërkesa të cilat i janë refuzuar nga organi procedues dhe kërkuesi ka ezauruar dhe të treja shkallët e ankimit gjyqësor ndaj vendimit të refuzimit.

Po ashtu periudha para nesh është përiudhë parazgjedhore. Në interes të pluralizmit zgjedhësve duhet t`u ofrohen disa alternativa dhe opozita duhet të ketë kushtet që të paraqesë alternativën e saj para zgjedhësve pa pengesa.

Vazhdimi i masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me vendimet objekt kundërshtimi cënon jo vetëm lirinë personale të kërkuesit, por kufizon të drejtën e tij të organizimit, të shprehjes, të përfaqësimit real të një alternative tjetër para zgjedhësve.

Si i vetmi Institucion që kryeni interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, për shkak të drejtave që janë në diskutim, si dhe interesin publik në shqyrtimin e Kërkesës Kushtetuese të z.Sali Berisha, kërkojmë:

Caktimin një  date sa më të shpejtë të gjykimit të Kërkesës Kushtetuese të regjistruar më datë 18.11.2024 të kërkuesit z.Sali Berisha.

Me respekt

                                                                                                                  KËRKUES

                                                                                                         Prof. Dr. Sali BERISHA

                                                                                                   Nëpërmjet av.Klodiana GJYZARI

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...