'Një person i dytë në vrasjen e Martinit'/ Balliu: ‘SPAKU i mamit’ dhe ‘BKH e babit’, fshehin provat për veten dhe i prodhojnë për opozitën

Tuesday, 26 November 2024 16:36
 

Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat u shpreh se për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani policia ka fshehur praninë në momentin e krimit të një personi të dytë, që mori pjesë në sherrin ku humbi jetën Martini dhe u plagos një shok i tij.

Deklarata e koordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliu: 

Një detaj tjetër dramatik është publikuar në media për ngjarjen ku humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani.

Policia ka fshehur praninë në momentin e krimit të një personi të dytë, që mori pjesë në sherrin ku humbi jetën Martini dhe u plagos një shok i tij.

Ndërkohë që është identifikuar Mario Lleshi, si autor i dyshuar i krimit, policia ka fshehur një emër të dytë. Këtë e ka bërë sepse ai është i biri i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit-BKH dhe një zyrtareje të Prokurorisë së Posaçme-SPAK.

Pra, për të mbrojtur reputacionin dhe mos ‘shqetësuar’ njerëzit e fuqishëm në drejtësinë e re, policët kanë marrë urdhër që të fshijnë nga komunikata një fakt qendror për zbardhjen e ngjarjes.

Dy fëmijë familjesh të zakonshme shqiptare nuk e patën këtë fat dhe këtë mbrojtje: njëri ishte i vrari Martin Cani dhe tjetri i dyshuari si autor, Mario Përlleshaj.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë implikim të policisë në tjetërsimin e provave dhe shtrembërimin e fakteve, me qëllim mbrojtjen e njerëzve me pushtet dhe varrosjen e së vërtetës.

Ne u kujtojmë qytetarëve se, ky nuk është rasti i parë ku policia kthehet në vrasëse apo merr anën e vrasësve.

Për të riun e ndjerë Klodian Rasha, u tha se u qëllua pasi kishte armë, gjë që rezultoi e pavërtetë më pas.

Për Egli Progën e vrarë në Pogradec, u tjetërsuan rrethanat e ngjarjes dhe u mor në mbrojtje vrasësi, një lidhje e Partisë Socialiste.

Në Elbasan, Enea Thomollari u vra një një shpërthim eksplozivi në banesën e vet, pasi SPAK shpërfilli denoncimin e një të reje për Dumanin, jo Altinin por Nuredinin, i cili porositi vendosjen e tritolit që i mori jetën të riut.

Këto janë arsyet se pse Partia Demokratike e ngre zërin, me kurajë, për shkeljet e policisë dhe të organeve të drejtësisë. Për ne cdo shkelje e ligjit e pandëshkuar i hap rrugë një krimi të ri. Siç bëjnë me dije rastet e përmendura më lart këto shkelje kanë kushtuar jetë njerëzish.

Për këtë ne kërkojmë që policia të mos drejtohet nga njerëz që kanë lidhur interesin me pushtetin dhe bandat kriminale, por me detyrën e sigurisë dhe rendit për qytetarët.

Shqipëria nuk mund të jetë vendi i fëmijëve që, nëse nuk kanë babanë ose nënën në SPAK, në BKH apo në pushtet, mund të jenë të vrarë ose vrasës, dhe nëse e kanë, emri i tyre fshihet nga ngjarjet dhe përfshirja në to, dhe gjithë pasojat që lidhen me to.

‘BKH e babit’ dhe ‘SPAK-u i mamit’, pranojnë të bëhen bashkautorë në vrasje për të ruajtur punonjësit e tyre.

BKH dhe SPAK pranojnë të fshehin provat që implikojnë njerëzit e tyre. Janë të njëjtët njerëz që shpikin prova për kundërshtarët e tyre, ata që ngrenë zërin, që i denoncojnë, që janë në opozitë me pushtetin politik të Rilindjes që i mbron.

Mos e lejoni propagandën të marrë jetën e fëmijëve tuaj dhe të mbrojë fëmijët e pushtetit.

Ngrihuni, protestoni, bëjani të qartë pushtetit se jeta dhe siguria e çdo shqiptari vlen njëlloj.

Sot në ora 5, ne që denoncojmë ngjarjet, që tragjeditë të mos përsëriten, marshojmë në Tiranë.

Çdo prind, pa miq në qeveri apo SPAK, është i ftuar të na bashkohet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...