Policia e Shtetit në shkelje të rëndë të ligjit, është duke dhunuar brutalisht qytetarët të cilët iu përgjigjen thirrjes së opozitës dhe po protestojnë kundër narkoshetit të Edi Ramës.
Në mosbindjen e radhës civile të opozitës, qytetarët kanë bllokuar disa prej akseve kryesore të Tiranës, por një gjë e tillë është tentuar të pengohet nga Policia e Shtetit, e cila mesa duket ka marrë urdhër të mos lejojë qytetarët të shprehin indinjatën dhe irritimin e tyre me këtë narkoqeveri.
Dhuna e policisë ndaj qytetarëve është shënuar te ‘Rruga e Elbasanit’, ku nuk është kursyer as Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, si dhe një qytetar ka humbur ndenjat.
Gjithashtu përplasje ka pasur edhe te ‘Pallati me shigjeta’dhe te Bashkia e Tiranës.
Qytetarët janë të vendosur të protestojnë dhe të përballen me dhunën e jashtëligjshme të Policisë së Shtetit.