Lirimi i Berishës/ Deputetët e Forca Italia: Arresti shtëpiak ka zgjatur shumë! E drejta ishte dëmtuar rëndë

E mërkurë, 27 November 2024 23:01
 

Kryetari i PD, Dega Romë, Bardhok Doda ka publikuar reagim e dy deputetëve të Forca Italia në Itali, në lidhje me lirimin e kryedemokratit Sali Berisha nga arresti shtëpiak prej 11 muajsh, një vendim politik i dirigjuar nga Edi Rama.

Në reagimin e tyre, deputetët e Forca Italia, Erica Mazzetti dhe Alessandro Battilocchio theksojnë se arresti shtëpiak i kryetarit të PD, Sali Berisha ka zgjatur shumë muaj, pa një dënim të formuar, por vetëm me një akuzë për korrupsion.

‘Berisha ka bërë shumë për Shqipërinë, edhe falë bashkëpunimit me presidentin tonë, Silvio Berlusconi: ai ka thyer izolimin që diktatura e kishte imponuar dhe ka nisur vendin drejt një ekonomie të lirë dhe një demokracie më efikase. Edhe pse mbetet ende shumë për të bërë, Italia nuk do të hezitojë kurrë të ofrojë mbështetje për miqtë tanë shqiptarë’, thuhet në reagimin e tyre. 

Gjithashtu deputetët italianë janë shprehur se ‘mbrojtja e individit është një parim thelbësor për t'u përfshirë në Europë, dhe ky revokim, i konfirmuar nga një gjykatë shqiptare, siç mësojmë, rikthen një gjendje të të drejtës, e cila ishte dëmtuar rëndë’.

Postimi i plotë:

Shqipëria, Mazzetti dhe Battilocchio (FI): "Revokimi i arrestit të Berishës është një lajm i mirë, do të bashkëpunojmë për thellimin e sistemit liberali dhe demokratik"

Romë, 27 nëntor. – "Mësojmë me kënaqësi lajmin për revokimin e arrestit shtëpiak ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Arresti shtëpiak ka zgjatur shumë, shumë muaj, pa një dënim të formuar, por vetëm me një akuzë për korrupsion. Sigurisht, Berisha ka bërë shumë për Shqipërinë, edhe falë bashkëpunimit me presidentin tonë, Silvio Berlusconi: ai ka thyer izolimin që diktatura e kishte imponuar dhe ka nisur vendin drejt një ekonomie të lirë dhe një demokracie më efikase. Edhe pse mbetet ende shumë për të bërë, Italia nuk do të hezitojë kurrë të ofrojë mbështetje për miqtë tanë shqiptarë. Mbrojtja e individit është një parim thelbësor për t'u përfshirë në Europë, dhe ky revokim, i konfirmuar nga një gjykatë shqiptare, siç mësojmë, rikthen një gjendje të të drejtës, e cila ishte dëmtuar rëndë. Pjesëmarrja e opozitave, angazhimi i tyre në procesin demokratik, dhe mbrojtja e të drejtave të tyre janë shtyllat kryesore për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian, një objektiv që është gjithnjë e më pranë Shqipërisë, mikut dhe aleatit tonë natyral."

Kështu deklaruan, në një njoftim të përbashkët, deputetët e Forza Italia, On. Erica Mazzetti dhe On. Alessandro Battilocchio.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...