Nga Tritan Shehu:
Terrorizmi mbi Kosoven, te “zgjoje” Komisionin e ri Europian!
Akti terrorist ne Zubin Potokut, te sherbeje si orientim edhe per Perfaqesuesin e ri te Larte te Unionit per Maredheniet me jashte e Politikat e Sigurise.
Per te pare me realizem provokacionet serbe ndaj Kosoves.
Provokacione, si nje model rus, qe kane arritur kulmin me keto akte terrori, per te krijuar destabilitet ne Rajon e penguar integrimin e tij europian.
Provokacione serbe keto te vazhdueshme kunder Kosoves, qe nuk kane marre pergjigjen e duhur edhe nga Brukseli.
Vecanerisht kjo nga dy personalitet pergjegjese aty, Borrell dhe Vajcak, qe po i mbyllin mandatet me nje nje rol shume larg asaj, qe duhej e mund te realizonin, ne fuksion te te drejtes e te vertetes.
Pa asnje dyshim dobesite e te dyve ketyre kane influencuar negativisht ne detyrimin e Serbise per uljen e intesitetit te provokacioneve..
Edhe per arritjen e nje dialogu konstruktiv e produktiv Kosove-Serbi, te bazuar mbi te vertetat e mundesite per hapa konkrete.
Nje rol tejet negativ ka dhe Rama me sanksionet, denigrimet, ndaj Kosoves.
Me mos veprimet ne NATO si vend antar, vecanerisht per realizimin e atij Memorandumi, qe do ti lejonte FSK veprimet ne Veri.
Me pozicionimet e tij ne anen e Serbine, kthimin ne nje zedhenes te Vucic.
Duke stimuluar e bere pjese keshtu e duetit Borrell-Vajcak, per qendrimet e vendimet e tyre ndesh me realitetin, ndesh me interesat e Kosoves e Rajonit.
Shpresoj qe Komisioni i Ri Europian, pergjegjesja e re per politiken e jashteme, ai qe do te zevendesoje e Vajcak, te jene plotesisht objektiv e reaktiv ndaj zhvillimeve Kosove-Serbi.
Ndersa nga Rama, pavaresisht ndonje deklarate formale e te deyruar qe ben, nuk pres asnje kontribut krah Kosoves…sepse ky duhej filluar me doreheqjen e tij.