Nga Petrit Vasili
Edi Rama dhe disa europianë, dukshëm proserbë, jane rrekur me çdo mjet e formë të shesin një imazh ndryshe te Serbisë.
Edi Rama dhe disa europianë në funksion te proserbizmit të tyre nuk kanë ngurruar të demonizojnë qeverinë e Kosovës bile edhe ta sanksionojnë padrejtësisht dhe pabesisht atë.
Por aksionet në vazhdimësi të Serbisë siç janë edhe ato më të fundit, sulmet terroriste në Zveçan dhe shpërthimin e mbrëmshëm ndaj kanalit Ibër-Lepenc janë një dëshmi e qartë dhe pa asnjë ekuivok e një Serbie, që nuk ka ndryshuar asnje milimetër nga politika shoviniste sllavomadhe dhe proruse.
Çdo avokati e mëtejshme në favor të Serbisë dhe kunder Kosovës siç ka vepruar dhe vepron në mënyrë të perhershme dhe te egër Edi Rama është avokati anti Kosovë dhe antishqiptari.
Koha për të folur qartë e prerë ndaj Serbisë nuk pret më.
Çdo gjuhë tjeter eshte inkurajim per Serbinë dhe eshte njëherazi një qendrim i qartë antishqiptar, prorus dhe demtim themelor i qendrimeve euroatlantike te vendeve te Ballkanit Perendimor dhe Kosovës ne menyre te vecante.
Komuniteti ndëkombëtar dhe faktorët më rilevantë të tij në Europë dhe SHBA duhet të mos harrojnë se Serbia dhe lidershipi i saj politik i indoktrinuar shume thelle ne sllavoshovinizmin e tyre malinj, detyruan ne 24 mars 1999 bombardimin e NATOS
ndaj Serbise për të ndaluar genocidin e tmerrshëm serb në Kosovë.
Mjerisht Serbia nuk ka ndryshuar aspak dhe kete realitet nuk e ndryshojnë dot as perqafimet e përvëluara erotiko-politike Rama-Vuçiç sepse në vazhdimësi ato pasohen me sulme terroriste te pandalshme të Serbisë ndaj Kosoves se pavarur.