Malkaj-pensionistëve: Rama i merr nga xhepi juaj dhe ua kthen më pak se ç'ju mori

E mërkurë, 04 December 2024 19:42
 

Aktori i njohur Mehdi Malkaj iu bashkua sërish protestuesve para Bashkisë së Tiranës, duke kundërshtuar hapur aferat korruptive të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, Malkaj u bëri thirrje të gjithë pensionistëve të ngrihen dhe të protestojnë kundër padrejtësive dhe abuzimeve. Ai theksoi se paratë e tyre nuk u jepen nga politikanët, por u merren dhe u rikthehen me më pak vlerë. Aktori nënvizoi rëndësinë e angazhimit qytetar për të kundërshtuar çdo qeveri që nuk punon për interesat e popullit. 

'Unë jam pensionist dhe po ju bëj një thirrje të gjithë pensionistëve. Edhe pse jam goxha pensionist, nuk rri në shtëpi, unë punoj. Po ju bëj një thirrje, o zotërinj pensionistë: nuk ju jep kryeministri paratë nga xhepi i tij, ato i merr nga xhepi juaj dhe ju jep më pak se çfarë ju ka marrë.

Jeni pjesë e rëndësishme e këtij populli që quhet populli shqiptar. Ne, pensionistët, kemi forcë dhe zë. Unë nuk do të lodhem të protestoj sa të kem jetë. Po nuk pata më jetë, le të thonë ç’të duan.

Ka njerëz që, me dashuri të madhe, më thonë se unë jam njeri i mirë, aktor i mirë, por jam deformuar sepse merrem me politikë. Unë nuk merrem me politikë, por ndoshta është gabim që nuk merrem. Sepse nëse nuk e bëj unë, ti, apo të tjerë si ne që jemi këtu në protestë, kush do ta bëjë? A do ta bëjnë këta batakçinjtë?

Ata po merren me jetën tonë, po përcaktojnë kush jemi, nga vijmë, si jemi, dhe pse jemi. Duhet ta bëjmë jetën aktive duke qenë kundër, jo vetëm kësaj qeverie – që është qeveri e korruptuar dhe e papranueshme – por kundër çdo qeverie që vjen e shkon dhe nuk punon për popullin.'- u shpreh Malkaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...