Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, në fjalën e mbajtur në protestën e organizuar nga opozita dhe qytatarët para bashksië së Tiranës, u shpreh se Tiranë e kanë pushtuar plerat dhe taksat e qytetarëve po shkojnë në xhepin e Erion Veliajt.
‘Paguajmë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston që supozohet ti mbledh e ti djegë këto plera por këto janë para që pasurojnë Veliajn.’- u shpreh Balliu.
Klevis Balliu:
Të nderuar miq ditën e djeshme vetëm në rrugën e Kavajës, nuk gjeta një kosh plerash të pastruar. Ka rëndësi ta themi sepse ne paguajm 2.4 milion euro naftën e atyre makinave që supozohet të marrin mbetjet ndërkohëbkazanat janë plot. Ne paguajmë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston që supozohet ti mbledh e ti djegë këto plera.
Kjo bashki ka 500 milionë euro në vit buxhet, të gjitha këto para janë taksat që pajnë qytetarët dhe nuk kemi asgjën minimale që kazanat e plerave të pastrohen. Në cdo vend të botës, bashkohen në luftë kundër sëmundjeve të rrezikshme sic është kanceri, ne Tiranë kanceri nuk gjen kundërshtarë por gjen aleatë. Aleati i kancerit është Veliaj sepse ndotja e një qyteti, mbeturinat në cdo cep edhe në krah të spitaleve mjafton të shikoni kazanat janë të mbushura plot e përplot. Kjo ndodh sepse paratë e qytetarëve futen në xhepin e Erion Veliajt dhe shkon nga shitja e fiqve në 1 miliard lek.
Nëse do të kishte drejtësi në Shqipëri pyetja e parë do të ishte ku shkojnë paratë. Nuk ka raport ndërkombëtarë që nuk e nxjer që në shqipëri po rriten rastet me kancer.