Berisha: Australia po diskuton të shpallë terrorist global Xhorxh Sorosin! Ne e përshëndesim këtë nismë

E mërkurë, 04 December 2024 19:51
 

Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalës se tij mbajtur në takimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, përmendi një zhvillim të rëndësishëm ndërkombëtar lidhur me Xhorxh Sorosin.

Ai theksoi se Australia po diskuton mundësinë e shpalljes së Sorosit si terrorist global, një nismë që u bë publike nga ish-presidenti Donald Trump.

Berisha e përshëndeti këtë hap të Australisë dhe e cilësoi atë si një veprim të rëndësishëm kundër një individi që ai e konsideron përgjegjës për krime të rënda ndërkombëtare. Kryedemokrati i PD-së e shprehu mbështetjen e tij për këtë iniciativë, duke theksuar se veprime të tilla janë të nevojshme për të mbrojtur drejtësinë dhe shtetin ligjor.

FJALA E BERISHËS:

Dy gjëra së fundmi.
Australia po diskuton të shpallë terrorist global Xhorxh Sorosin dhe këtë lajm e jep në Twitter-in e tij presidenti Donald Trump dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm.
Duke përshëndetur me shumë mirënjohje këtë veprim të Australisë, uroj të finalizohet me sukses sepse në bindjen time më të thellë, ky person në 40 vitet e fundit ka kryer krime monstruoze kundër njerëzimit me kombet Tajlandë, Indonezi, me italianët, britanikët.
Tjetër punë se janë goditur të varfrit dhe të pasurit nuk e kanë pasur kaq problem.
Se ai duhet të ishte me kohë në Hagë.
Sidoqoftë, nisma e një vendi që shkëlqen për demokracinë, siç është Australia, shkëlqen për shtetin ligjor është një nismë që e përshëndesim plotësisht si një nismë shumë të rëndësishme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...