Berisha: Nuk do të ketë më kurrë çmime të njëjta energjie si për ata që ka, ashtu edhe për ata që nuk ka

Premte, 06 December 2024 19:32
 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat, ka deklaruar se do të ketë diferencime në çmimin e energjisë, për qytetarët që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme dhe ata që kanë të ardhura.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: 

Narko-shteti është një sistem gjobëvënës që nuk njeh ligje, as Kushtetutë, as moral.

Pikërisht mbi këtë faktor bazohet vendimi i qeverisë së ardhshme të PD, me të cilin kjo parti rivendos ligjin dhe Kushtetutën edhe në fushën e cituar më sipër.

Ftoj bizneset e vogla të mos paguajnë asnjë qindarkë KESH-it për gjobat absurde për furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm.

Në 100 ditët e para, do të jetë ky një nga aktet normative më të rëndësishme që do dekretojë qeveria e ardhshme.

Prandaj dhe ky do jetë vendimi, pjesë e paketës të emergjencës ta quajmë, që do votojë mazhoranca e ardhshme pas zgjedhjeve elektorale.

Kam theksuar dhe theksoj se nuk do të ketë më kurrë çmime të njëjta energjie si për ata që ka, ashtu edhe për ata që nuk ka.

E vetmja në botë është Shqipëria e Edi Ramës.

Çmimet do jenë të diferencuara ndjeshëm për minimumin e nevojshëm të energjisë së domosdoshme për jetën normale të një familje.

Nuk mund të paguajë pensionisti apo ai që jeton me minimum jetik pas vendosjes së tij njëlloj si zengjini apo rrogëlarti.

Do hyjnë në fuqi vendime dhe ligje të tjera.

Thashë dhe njëherë që ka një synim, një shpërndarje sa më përafërsisht të barabartë dhe të ndershme të të ardhurave dhe pasurive kombëtare.

Modifikuar më Premte, 06 December 2024 19:36

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...