Oficerët e BKH-së janë paraqitur në shtëpinë e kryebashkiakut, të vëllait të tij, në zyrat e bashkëshortes, janë gjetur shuma të mëdha parash.
Tri ditë pas këtyre veprimeve që filluan me nxjerrjen e një tigri nga Erion Veliaj, më pas me lëpirjen e tij dhe strategjinë për t’u përplasur me Saliun se fajin e ka ky i fundit, ndërkohë që po i hetohet pasuria dhe brenda ka bëma e gjëma pafund, ajo që bëri sot ishte një pritje me ambasadorët për të treguar se ka mbështetje të madhe ndërkombëtare.
Për këtë kryebashkiaku i Tiranës shfrytëzoi festat e fundvitit, por në fakt çfarë ndodhi, ERION VELIAJ MBETI I VETMUAR.
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, nuk shkoi në pritjen e Erion Veliajt.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nuk u paraqit në pritjen e Erion Veliajt.
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, nuk ishte në pritjen e Erion Veliajt.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott, nuk ishte në pritjen e Erion Veliajt.
Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, nuk ishte në pritjen e Erion Veliajt.
Janë vendet partnere të Shqipërisë, aleatët në NATO që munguan, përfshi këtu edhe ambasadorin italian apo ndonjë tjetër. Janë vendet që kanë financuar Reformën në Drejtësi, janë vendet që po i japin flamurin e luftës kundër korrupsionit SPAK-ut.
Kujtojmë se ditët e fundit, SHBA e shpalli Altin Dumanin kalorës të anti-korrupsionit. Të njëjtin vlerësim ambasada gjermane, BE dhe ambasada angleze, që janë edhe financuesit kryesorë të SPAK-ut.
Sot, vendet të cilat kanë agjensitë e tyre të ulura këmbëkryq në vendin tonë, kanë agjenturat e tyre, kanë informacionet e tyre zyrtare për korrupsionin në drejtësi, ia thanë në sy Erion Veliajt se nuk mund të ulemi apo t’i japim dorën dikujt që po hetohet për korrupsion apo krim të organizuar, nuk mund t’i japim dorën dikujt që e ka nën hetim SPAK-u.
Askush të mos dyshojë se ambasadorët e këtyre vendeve dinë edhe më shumë ndoshta sesa di publiku dhe media jonë. Ndaj edhe veprimi i sotëm, duke e braktisur Veliajn është një mesazh i qartë nga SHBA, nga Britania e Madhe, nga Gjermania, nga vetë vendet vendet anëtarë të BE-së dhe ambasadorët e tyre në Tiranë.
Të gjithë bashkë sot dhanë një mesazh të qartë për popullin shqiptar, duke u thënë se nuk mund të shtrëngojnë duart me të vetëquajturin zdroms të Tiranës dhe këtë e bënë publikisht.
Zdromsi përmes propagandës do t’i hedhë hi syve njerëzve, duke bërë sikur ka mbështetje në trupin diplomatik, ndërkohë që ambasadorët e vendeve kryesore e bojkotuan.
Të gjithë e dinë që as ish i ngarkuari me punë i ambasadës amerikane, Wisner dhe as e ngarkuara aktuale, Vanhorn nuk kanë shkelur asnjëherë në zyrën e tij. Po kështu, edhe ambasadori i BE-së, Gonzato nuk ka shkelur asnjëherë në zyrën e tij.
Afërmendsh, përfaqësuesit diplomatikë të këtyre vendeve që mbështesin nga afër punën e SPAK-ut dhe që mbështeten edhe nga të dhëna nga shërbime inteligjente, nuk mund të pranojnë të shërbejnë si fasadë e një zyrtari që po përdor zyrën e Bashkisë së Tiranës si mbulesë për t’i shpëtuar 313-ës.