‘Kurbani 2’ - Rama, Veliaj, Balla, Balluku, Olsi, Xhaçka…

Saturday, 14 December 2024 20:08
 

Nga Basir Çollaku/

Ai, Edi Rama, nuk kandidon dot askënd nga qeveria Rama1, 2, 3..Janë në dy turne në zyra dhe banda të Krimit të Organizuar. Janë bërë emra të njohur të kontenierëve të kokainës në Ekuador, Brazil, Argjentinë, Londër. Kolumbi, Venezuelë, Dubai, Holandë, Belgjikë, Gjermani e Francë. 

Pa harruar inceneratorët me pagesë ditore 80 mijë euro, 5D me dy grupe të strukturuara kriminale në Bashkinë e Tiranës dhjetëra milionë euro, aty ku gjykata orienton edhe përfshirjen e Veliajt në këtë grup. Charles McGonigal i korruptuari i FBI, nga zyra e Ramës tashmë i dënuar e faj-pranuar, anijet e energjisë në Vlorë me zero prodhim por fitim 100 mijë euro në ditë, tuneli i Llogarasë, me 50 milionë euro fitim e shpërdorim, AKSHI me 43 milionë euro, Eco Parku me 13 milionë euro. Porti i Durrësit një biznes pastrues mbi 2 miliard euro, Rruga e Arbrit 600 milionë euro ende asgjë e mbaruar. Mbetjet kimike e toksike të ministër Vengut e Kumbaros.

Satelitet 1 dhe 2 tjetër lëshim miliona eurosh, si kamera me qera për të dhënë bakshish ndonjë lobuesi. Kontrata miliona euro me Tony Blair si përfitues e këshillues, ku klientët e tij kanë nisur arratinë vitet e fundit. Aeroporti i Vlorës një ndalëse evropianë apo një qokë rajonale. Dhjetëra tendera të quajtur sekretë, qindra milionë euro, me adresë klientët qeveritarë dhe elektoralë, jashtë sitës së hetimit. Miliarda eurot e rrugëve të Ballukut, me çmime floriri. Miliarda euro pastrim parash nga trafiku ndërkombëtar i drogës në ndërtime kullash, ndonëse janë mbi 50 mijë banesa bosh në Tiranë, investime strategjike, e resorte turistike, dhënë të pandehurve në qeli e hetim. Olsi është ende në ethe hetimi bashkë me vëllanë, ndaj Rama këto muaj i ka muajsh shitjesh me shpresë se do dorëzojë këdo për të lehtësuar familjarët. Ndonëse po bën terror për të mbajtur pushtetin. Kurbani 2 ka mbërritur. Është thjesht për redaktim.

Veliaj

Ai ka një “5D” më vete, ku në hetim janë familjarisht. Dy vëllezërit, bashkëshortja Xoxe, nëna e saj, e shoqëria e afërt e përfshirë në skemë, biznesi me burime pushtetin lokal dhe jo vetëm. Veliaj, sheh orën dhe qëndron me veshë nga dera e zyrës dhe banesës. Dosja ku përfshihet familjarisht me të vëllanë, bashkëshorten, nënën e saj, si dhe me miq familjarë apo shokë e shoqe të çiftit bashkiak në përfitime nën hetim, është përsëritje më e madhe porn ë formë ngjashme me 5D. Bizense jashtë vendit, kompani me rrënjë në disa shtete, transferta bankare të dyshuara, investime të mbuluara. Fashikujt vetëm shtohen.

Sekuestrimet e telefonave dhe kompjutereve, kontratave, faturave, ndonëse me kohë të mjaftueshme për të pastruar e fshirë prova, gjurmët janë të mjaftueshme për të shkuar të autorët e provueshmëria e veprës penale. Nuk ka masë tjetër veç asaj të arrestit me burg. Akuza për korrupsion do të ketë dhe të tjera, nga zbulimi akteve dhe fakteve. Në Bullgari, në Austri, e disa vende të tjera po merren të dhëna për hetimin. Miqtë “Soros” në drejtësi, të shumtë në numër, e kanë amnistuar pjesërisht duke i dhënë racione kohe për mbijetesë. Por nuk mjafton. Me 11 maji në garë për bashkinë do ketë emra të tjerë. Fushatë në të cilën Veliaj do të mungojë dhe do e shohë në regjim të kufizuar.

Rilindja marksiste, sorosiste, nuk përfaqësojnë më votuesit. Janë vartës të dosjeve “Bajri” “Çela”, “Çyrbja” “Metamorfoza” Revanshi” Toyota” “Xibraka” e mjaft të tjerave në prag shpërthimi. Janë nëpër zyra për të marrë paratë e tona, vjedhur taksat tona, plaçkitur qindarkat e fundit. Për të zaptuar pronat publike e private. Për të kafshuar çdo tender. Për të futur në xhep çdo koncension. Gara në mazhorancë, është kush të arrestohet më vonë, kush të ikë më shpejt, kush të pendohet në kohë, kush të amnistohet duke shitur të tjerët, kujt nuk i troket në derë BKH. Nëpër magazinën e madhe të dosjeve penale dhe kriminale, nuk mungon asnjë qeveritar. Janë afro gjysma e bashkiakëve. Zyrtarë të drejtësisë e policisë të çdo niveli gjenden aty. Biznesmenët nuk mungojnë.

Taulant Balla është emër i shumë-lakuar në disa procedime penale. Bandat nuk falin. Beci në Shkodër, sapo ka nisur novelën me prokurorinë. Belinda Balluku e paditur në disa çështje në Strukturën e Posaçme. Ulusiu i çantës "Viton" e kusureve të tjera rreth pronave. Xhaçka një mbrojtje e përkohshme, jo nga strategjiku Gaçi, por tendera në ministrinë e mbrojtjes e marrëveshjen e detit me Greqinë. Asetet e dhuruara të Mbrojtjes, njëherësh të NATO-s, kanë shumë emra të tjerë politike e shtetarë. Amerikanët duket se kanë nisur të mendojnë seriozisht distancimin nga Edi Rama dhe ekipi i tij i lidhur pazgjidhshmërisht me botën e Mafies. Emra politikë me peshë, tashmë të sanksionuar janë gati të thuhen publikisht nga USA mbase dhe nën efektin e ndërrimit të klimës diku në Uashington. Pra zgjedhjeve do të ndodhë. Shenjë se kryeministri Rama, nuk është më partneri i besueshëm. “Kurban 2”, Ramës po ia shkruajnë partnerët dhe e ka pjesën dërrmuese në dosjet e tyre Encrochat, të ardhura në SPAK. Nuk ka nevojë as për përkthim...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...