Afera e inceneratorit të Tiranës, gjykata kalon për gjykim çështjen me 12 të pandehur

Saturday, 14 December 2024 20:27
 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të premten më 13 dhjetor të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të 12 të pandehurve për aferën korruptive të incineratorit të Tiranës, mes tyre dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Të pandehurit e tjerë janë Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj e Silena Tola, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ish-ministrin Koka, kanë shpërdoruar detyrën.

Po ashtu, gjyqtarja e seancës paraprake Rudina Palloj, së bashku me vendimin për dërgimin e çështjes ne gjyq dhe aktet e fashikullit, i ka dërguar gjykatës së themelit edhe kërkesat e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

 

SPAK  i akuzon 12 të pandehurit për veprime të kundërligjshme në procedurën e lidhjes së kontratës së koncesionit të gushtit 2017, me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë ”. Kontrata u lidh mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k., me kosto investimi të parashikuar nga shoqëria, në vlerën 128.2 milionë Euro pa TVSH.

Sipas SPAK, ata kanë propozuar dhënien e bonusit për shoqërinë, pa hartuar më parë një raport përmbledhës, si dhe pa sqaruar kostot e projektit. Gjithashtu, nuk është përcaktuar se si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e këtij bonusi. Në vijim ata kanë përgatitur dhe dërguar në Këshillin e Ministrave projektvendimin për dhënien e bonusit prej 8% të pikëve totale të garës së shoqërisë propozuese.

Nga hetimet ka rezultuar se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria e biznesmenit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services”, ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese para se të shpallej procedura.

Prokuroria thotë se kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, që e kanë pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Mirel Mërtiri dhe Klodina Zoto, të akuzuar si organizatorët e aferës së incineratorëve të Elbasanit, Fierit e Tiranës, janë aktualisht në arrati pasi kërkohen nga drejtësia shqiptare për korruptimin e një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, ndërsa së fundmi, nën akuzë përfundoi edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...