Kishin paralajmëruar tubim në Athinë, policia greke si lejon shqiptarët: Mund të provokojnë tensione...

Diel, 15 December 2024 17:53
 

Policia greke ka ndaluar zhvillimin e një organizimi të shqiptarëve, thirrur përmes rrjeteve sociale dhe që pritej të mbahej ditën e nesërme në lagjen Alimo të Athinë. 

Sipas policisë në Greqi, shkaqet e ndalimit të organizimit janë se ngjarja mund të shoqërohej me përdorimin e flamujve shqiptarë dhe parullave patriotike, që mund të provokojnë tensione dhe reagime negative te qytetarët vendas.

Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Atikës jug-perëndimore, nuk specifikohet se për çfarë lloj tubimi bëhet fjalë. ELAS njoftoi se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalon tubimin publik në natyrë, i cili është paralajmëruar për nesër në orën 19:00 në rrugën “Koris” në zonën e Alimos.

“Ndalimi i mësipërm vendoset nga njëra anë, pasi ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar nga mbajtja e tubimit të mësipërm dhe nga ana tjetër, mbajtja e tij do të shkaktojnë pengim të qarkullimit dhe aksesit në shërbimet publike, organizatat me përfitim të përbashkët dhe institucionet infermierore, funksionimin e infrastrukturës dhe objekteve publike dhe furnizimin e tregut me sende jetike”, thuhet në njoftimin e ELAS.

Sipas raportimeve, organizimi i paralajmëruar për nesër nuk ka një arsye formale si në rastin e festës së pavarësisë më 28 nëntor, ndaj janë marrë masat nga autoritetet që jo vetëm të ndalohet ky grumbullim, por edhe të marren masa të rrepta për pjesëmarrësit në të.

Në festën e pavarësisë më 28 nëntor mijëra shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi festuan me këngë, valle dhe flamuj shqiptarë në sheshin “Sindagma” të Athinës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...