Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Rrëshen-Milot, ku një autobus është përplasu me një karrotrec.
Siç bën me dije policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Nga të dhënat e policisë, mësohet se janë përplasur mjeti tip autobus i drejtuar nga N.M. me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga E.P.
Për pasojë, janë lënduar 6 pasagjerë në mjetin tip autobus, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip karrotrec, të cilët janë dërguar në spital.
Ata po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Edhe pse qeveria e kryeministrit Edi Rama vetëm nga taksa e qarkullit fiton rreth 150 milionë euro, rrugën në Shqipëri janë si mos më keq.
Asnjë investim nuk është bërë nga qeveria, edhe pse ka 5 vjet në pushtet, çka bën të ngresh dyshime të forta se ku përfundojnë këto para.
/55News.al/