Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se kryeministri Edi Rama, “në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Gunther Krichbaum, ka zgjedhur të ndjekë një fushatë shpifjesh kundër tij”.
“Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhvillohet prej 3 ditësh, është se financohet nga paratë e krimit, të drogës që lidhen me Ramën, Tahirin dhe Veliajn. Ky aksion i ulët propagandistik dëmton interesat e vendit. Me këto sulme, Rama po shton radhët e deputetëve gjermane që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, theksoi Basha.
Pas një takimi, të martën në Berlin, me udhëheqësin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Komisionit parlamentar për Çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha “Deutsche Ëelle”-s në edicionin shqip se, rekomandimi i Komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh, para “Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit, sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për çeljen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht, dua të konsultoj gjithashtu raportet e tjera për të marrë këtë vendim. Si për shembull, raportin e ‘Transparency International’, raportin e Bankës Botërore dhe raporte të tjera ndërkombëtare”, u shpreh Krichbaum.
“Si grup parlamentar i CDU-CSU-së kemi formuluar nëntorin e përpara dy viteve pika shumë të qarta, e tani duam të dimë sesa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë sesa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill të vitit 2018, e vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit”, vazhdoi Krichbaum.