Rama tallet me të riun e papunë: Të gjej punë në ngarkim-shkarkim

Saturday, 21 Prill 2018 15:57

Gjatë takimeve të sotme në Lushnje, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për çështjen e papunësisë. Sigurisht që ai është përpjekur ta amortizojë këtë problem, duke vazhduar të besojë se në Shqipëri ka punë, por s’ka profesionistë. Rama ka treguar një episod me një qytetar që e kishte djalin të papunë.

Rama tha se për ‘bukë’ qytetari në fjalë nuk duhet ta vriste mendjen pasi për atë ‘kujdesej’ vetë.

“Ç’ke për bukë mos e vra mendjen. Bukën ta gjej unë. I thashë: Sa klasë ka djali? 8 klasë. Për 8 klasë të ofroj ngarkim shkarkim. Më tha: Po pse mo për hamall e kam djalin unë?”-tha Rama

Login to post comments