Përplasja mes Bashës e Ramës në lidhje me drejtuesin e njërit prej komisioneve parlamentare të Gjermanisë, ka rënë në syrin e ish eurodeputetes Doris Pack, e cila nuk është kursyer në akuza të drejtpërdrejta për kryeministrin shqiptar.
Këtë të shtunë Basha akuzoi Ramës se ka përdorur mediat pranë tij për të sulmuar Gunther Krichbaum, drejtuesin e Komisionit të Çështjeve të BE-së në Bundestagun gjerman, një sulm për të cilin vetë kryeministri ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë. Rama ka hedhur poshtë akuzat, duke i etiketuar si një baltë e fabrikuar nga Basha për t’u hedhur në sytë e shqiptarëve dhe veshët e të huajve.
Por debate ka tërhequr vëmendjen e Doris Pack, e cila përmes një postimi në rrjetin social, ka sulmuar ashpër kryeministrin. Ish eurodeputetja e ka quajtur Ramën një njeri të rëndomtë që shitet dhe blihet. Pack shkruan në Twitter këto fjalë:
“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen”