×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kumbaro poston video me 'himnin e ri', shpërthen Rama: Zonja ministreshë, çfarë varianti i shëmtuar…

Diel, 22 Prill 2018 18:56

Një video e publikuar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka sjellë dhe reagimin e ashpër të zëvendës kryetarit të LSI-së Luan Rama.

Në video shfaqen disa prej vendeve më të bukura të Shqipërisë, shoqëruar me Himnin Kombëtar, por në një tjetër variant. Për Luan Ramën ky është një variant i shëmtuar dhe antikushtetues.

“Gjithsesi, cilado të ketë qenë arsyeja apo motivi që ju shtyn të publikoni këtë variant të shëmtuar të Himnit Kombëtar, gatuar në kusinë e kuzhinës së rilindjes tuaj, më lejoni t’ju them se ai variant është përveç se i shëmtuar (po shumë i shëmtuar ama!), edhe antikushtetues!”- shton Rama.

Reagimi i plotë:

Nje varjant i shëmtuar dhe antikushtetues i Himnit Kombëtar!

Nuk e di se si mund t’a pëlqeni ju zonja ministreshë e kulturës këtë varjant të përçudnuar e të shëmtuar të Himnit Kombëtar, aq sa e publikoni edhe në profilin tuaj të fb nën titullin “E meriton Shqipëria! E meritojnë shqiptarët!”! 
Por, meqë shija është individuale, ju mund të pelqeni gjithçka preferoni, qoftë edhe një shëmti si kjo që i është bërë Himnit Kombëtar, po nuk keni asnjë të drejtë që si ministre e kulturës së vendit tim, të ma propozoni edhe mua apo edhe qytetarëve të tjerë të vendit tim, nuk keni asnjë të drejtë të më thoni se e meriton Shqipëria dhe shqiptarët këtë model të shëmtuar.
Gjithësesi, cilado të ketë qenë arsyeja apo motivi që ju shtyn të publikoni këtë varjant të shëmtuar të Himnit Kombëtar, gatuar në kusinë e kuzhinës së rilindjes tuaj, më lejoni t’ju them se ai varjant është përveç se i shëmtuar (po shumë i shëmtuar ama!), edhe antikushtetues!
Sepse bie ndesh me nenin 14 të Kushtetutës dhe me ligjin Nr. 8926, date 22.07.2002 “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”.
Në nenin 5 të këtij ligji thuhet shprehimisht dhe qarte:
“1. Himni kombëtar i Republikës se Shqipërisë është "Rreth flamurit te përbashkuar" .
2. Përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar paraqitet në shtojcën nr .2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij .
3. Partitura e himnit kombëtar shqiptar paraqitet në shtojcën nr.3, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij”.
Pra, edhe teksti, edhe partitura janë pjesë e ligjit.
Jashtë këtij përcaktimi të parashikuar në ligj, askush nuk ka të drejtë të stilizojë e të eksperimentojë, apo më keq akoma, të tallet me himnin kombëtar!
Kjo që keni bërë ju është e shëmtuar, më e shëmtuar nga ajo tenda e xhamtë e vendosur si mballomë, dëshmi shëmtie në hyrje të kryeministrisë!
Dhe në fund, me që kam qenë ministër i kulturës dhe kam përgatitur e drejtuar punën për përgatitjen dhe paraqitjen në Kuvend të ligjit “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, 
më lejoni që miqësisht t’ju them se edhe formatet festive dhe dekorative të flamurit, himnit dhe stemës së republikës, duhet të respektojnë përmasën dhe përshkrimin kushtetues. Nuk është çështje dëshire apo shijeje individuale, është detyrim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...