Nëpërmjet një video të postuar në Facebook, ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku duket qartë që në fakt ndërtimi i stadiumit ishte një pretekst për të ndërtuar një kullë. Ish Kryeministri shkruan se, për shkak të kullës së Ramës, Sheraton u detyrua të largohet nga Shqipëria.
“Rama dje paraqiti si në përfundim stadiumin, në të vërtetë po perfundon kulla Kristaq Rama ndaj dhe u përzu Sheraton nga Shqipëria kurse stadiumin shikojeni vetë!”, shkruan ish-kryeministri Berisha në një postim të bërë pak më parë në Facebook.