Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur për mediat nga Përrenjasi lidhur me procesin e integrimit evropian dhe konkretisht hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, vendim i cili pritet të merret në qershor.
“Të përqendrohemi në thellimin reformave për përmbushjen 5 prioriteteve kyçe. I bindur që i kemi të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave. Të evitojmë çdo lloj polemike e të përqendrohemi në objektivin e integrimit evropian”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.
Presidenti Meta pritet është pritur në sheshin kryesor të qytetit nga kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira dhe është takuar takohet me dhjetëra banorë. Ai ndodhet në Përrenjas për të marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së qytetit të rikonstruktuar me fondet e shtetit të Turqisë. I pranishëm në ceremoni edhe ambasadori i Republikës së Turqisë, Ahmet Yoruk.