U njoftua me bujë vizita e kryeministrit Rama në Gjermani dhe takimi i shumëpritur me Merkelin. Ai sapo ka mbërritur në Berlin nën një ceremoni të organizuar nga ambasada shqiptare atje.
(Pritja e Ramës nga ambasadori shqiptar)
Në foton që e shpërndan këshilltari i Ramës, Endri Fuga, ndjehet ftohtësia e kësaj vizite. Ajo që bie në sy është se Ramën nuk ka dalë ta presë Merkel, por ambasadori shqiptar Artur Kuko, ç’ka do të thotë se vizita nuk është zyrtare e kërkuar nga kancelarja gjermane, ndryshe do të kishte tjetër protokoll.
(Ambasadori shqiptar Artur Kuko)
Jo vetëm kancelarja, por asnjë zyrtar i Budenstagut nuk ka dalë në pritjen e një kryeministri. Sipas axhendës, Rama, nesër pritet të trokasë në derën e Kancelares. vizitë që i paraprin vendimit të qershorit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
(Protokolli gjerman për pritjet zyrtare)
Me kryeministrin e Gjeorgjisë
Me kryeministrin e Indisë