Kryeministri ynë nuk rri dot pa u bërë qesharak në çdo vizitë që bën jashtë vendit. Edhe pse ndodhet në një vizitë shumë të rëndësishme në Berlin, në një intervistë të dhënë atje ai ka krahasuar takimin me me kancelaren Angela Merkel si një audiencë me Papën.
“Angela Merkel është një kampione e Europës. I gjithë rajoni i Ballkanit shpreson tek ajo. Është normale që kur një shef qeverie i Ballkanit udhëton drejt Berlinit, të ndjehet si një pelegrin që do të takojë Papën,” tha Rama.
Kryeministri tha se shpreson për hapjen e shpejtë të negociatave por sipas të gjitha gjasave në Berlin do të marrë një dush të ftohtë nga kancelarja dhe qeveria e saj. Brenda mazhorancës gjermane ka zëra kundër skeptikë. /55news.al/