×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zv.ministrja quan sukses dështimin e hapjes së negociatave

E Enjte, 26 Prill 2018 21:41

Zv.ministrja e Jashtme, Klea Maliqi, e ftuar sonte në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, ka pranuar pa dashur dështimin e hapjes së negociatave me BE-në.

Duke dashur që të mbronte retorikat e kryeministrit sonte në Berlin, ajo ka deklaruar se negociatat mund edhe të shtyhen.

Klea Maliqi, u shpreh se vizita e kryeministrit Rama në Berlin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ishte një vizitë e suksesshme për qëllimin dhe pritshmëritë që pala shqiptare kishte.

Maliqi theksoi në studion e emisionit “Opinion”, se ky proces e ka futur vendin tonë, por edhe shqiptarët në një garë, e cila duket se nuk ka fund.

Ajo deklaroi se, tashmë Shqipëria ka ndryshuar terren, duke u hedhur në një tjetër, në terrenin thellësisht politik.

“Shqipëria jonë dhe në të gjithë jemi pjesë e një gare, kjo është një ultra-maratonë, kemi ndërruar terren dhe nga terreni teknik ne kemi hyrë në një terren thellësisht politik”,- tha Maliqi.

Blendi Fevziu: Kjo është një maratonë e gjatë që vazhdimisht i zgjatet finishi?

Klea Maliqi: Në fakt ashtu është, një maratonë e gjatë, por është një terren politik. Gjermania nuk mund të deklaronte në këtë takim për dhënien e saj të votës ‘pro apo kundër’ hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, pa realizimin e këtij procesi. Ishte shumë e drejtë, që ky qëndrim të mbahej prej tyre dhe ne nuk kishim ndonjë pritshmëri tjetër. Vizita e kryeministrit ishte për të vijuar axhendën e komunikimit dhe informimit.

Më tej, Maliqi deklaroi se vizita e kryeministrit Rama në Berlin, përsa i takon pritshmërive dhe qëllimit, ishte një vizitë e suksesshme. Ajo tha se pala shqiptare nuk mund të kishte një pritshmëri tjetër rreth kësaj vizite.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 21:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...