“Shqipëria ka sot arsyet më të forta për të protestuar”. Kështu është shprehur deputetja demokrate Dhurata Çupi në “Studion e Hapur”, duke iu referuar traditës së 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në një pasqyrim të gjendjes aktuale të tregut të punës, Çupi, përmend kushtet çnjerëzore se si punojnë shqiptarët. “Shqipëria ka arsyet më të forta për të mos e quajtur festë ditën e sotme.
Ata që punojnë në Shqipëri janë në kushte mizerable, protesta është imediate në çdo familje shqiptare. 1 milionë shqiptarë të papunë, 100 mijë fëmijë të pa ushqyer. Ne sot kemi shumë punonjës informal, kemi kushte skandaloze në punë, trajtimi në formë skllavërore” theksoi Çupi.
Për gjendjen në të cilën ndodhet informaliteti dhe mungesën e sindikatave , deputetja demokrate akuzon kryeministrin Rama. Ajo risjell në vëmendjen e opinionit publik një deklaratë të Ramës drejtuar biznesit Italian dhe që sipas saj shantazhon sindikatat. “140 sindikata kemi në shqipëri dhe sot nëse vetëm drejtuesit të dilnin në protestë do të kishte reagim. Dua tu kujtoj thënien e kryemistrit drejtuar bizneseve italiane “hajdeni në Shqipëri se mungojnë Sindikatat”, kjo ëhstë një shantazh i drejtpërdrejtë i Ramës ndaj sindikatave” deklaroi deputetja demokrate.