×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Babëzia e një njeriu/ Si i dha Rilindja leje Sadri Abazit të fusë mallra pa doganë

E mërkurë, 02 May 2018 13:21

Dalin në ditë të tjera shkelje të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

Ai është akuzuar vazhdimisht se përfiton tendera publikë në shkelje të ligjit, ndërsa sot publikohet një dokument që vërteton se si Abazi, duke përfituar nga privilegjet që i ofron statusi i deputetit, ai ka shfrytëzuar rastin për të kaluar mallra pa doga në kufi.

Siç duket edhe nga dokumentet e publikuara nga gazetari Adriatik Doçi, Sadri Abazi, në vitin 2016, ka kërkuar një autorizim të veçantë nga Parlamenti Shqiptar, për të futur në Shqipëri ‘mjete pune’ pa paguar detyrimet doganore, siç paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë.

 

Ligji nr. 8550, datë 18.11.1999, për statusin e deputetit, neni 17, parashikon që ‘deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet’. Sadri Abazi nuk ka mundur dot pa e shfrytëzuar edhe këtë nen. Ai është pajisur me një vërtetim nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvend, për të sjellë në Shqipëri ‘mjete pune’, pa paguar detyrimet doganore. Se cilat janë këto mjete pune, mbetet për t’u zbuluar në vijim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...