Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge, ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 10:00.
Siç duket, dalja e Tahirit do të jetë një tjetër mesazh për kryeministrn Edi Rama, se nëse ai do të arrestohet siç po flet në media, do ta marrë edhe atë me vete.
Rama mori mesazh të qartë nga Gjermania në vizitën e fundit, se nëse nuk arrestohet Tahiri, nuk do të ketë çelje negociatash.
Kjo ka bërë, që ish-ministri të ndjeje frikën dhe për këtë do të dalë në media për të kërcënuar Ramë, siç ka bërë çdo herë, ku përmes fjalëve të kryeministrit i ka çuar mesazhe të koduara.