Kryetari i paritsë Demokratike Lulzim Basha ju bashkohet qytetarëve në Vorë.
Basha foli përpara protestuesve për lirimin e Kuksanëve, heqjen e taksës për rrugën e Kombit si dhe për largimin e regjimit kriminal.
“Protesta kundër regjimit kriminal. Banda në pushtet po burgos qytetarët dhe liron kriminelët.
Terrorizuan Kukësin po e bëjnë shembull. Ky është fundi i diktaturës kriminale. Të lirohen Kuksianët që mbahen padrejtëisht. Të hiqet taksa e rrugës së Kombit për të gjithë shqiptarët. Shqiptarët janë ngritur për rrëzimin e diktaturës” tha kreu I PD-së
Ai vazhdoi më tej duke thënë se opozita është në krah të qytetarëve që refuzojnë të grabiten.
“Populli refuzon grabitjen dhe padrejtësinë. Qytetarët që u bllokuan, nuk i ranë një herë borisë
Opozita e bashkuar do jetë në krah të qytetarëve” u shpreh Z. Basha.