Zhvillimet politike te 48 orëve te fundit si dhe ato qe do te pasojnë do jenë serish të mbizotëruara nga skenari Tahiri. Por lenia e mandatit te tij, gjuha e përdorur, mënyra e te shprehurit plot siguri të këtij banditi, tregojnë garancinë e madhe qe ka marre narkotrafikant nga Kryeministri
Me sa duket nje pakt si ai i Eskobarit, për një lloj dënimi ne variantin e pushimeve luksoze është garancia e tij . Ky lloj pakti iI turpshëm minon fort dhe nxjerr jashtë funksionit organet e hetimit dhe te prokurorisë.
Garancia qe Rama i ka dhënë bashkëpunëtorit ne krim, është ne fakt shantazhimi më i fortë i bërë organeve te hetimit dhe të prokurorisë. Tahiri do hetohet si do Rama .
Deri tani, me mënyrën se si po zhvillohet skenari Tahiri është pa dyshim triumf i krimit te organizuar