Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së ditën e sotme, kryetarja Monika Kryemadhi, tha se Sajmir Tahiri dhe Edi Rama janë peng i njëri-tjetrit dhe të dy janë pengje të krimit të organizuar.
Po ashtu ajo kryetarja e LSI-së shtoi se dorëzimi i mandatit nga Tahiri ishte inskenim i Ramës, ndërsa theksoi se ish-ministri i Brendshëm duhet të tregonte dinjitet dhe të kërkonte falje dhe jo të shantazhonte Ramën.
“Tek gjërat tek Saimir Tahiri nuk do t’i thotë, ai është peng i shefit të tij, janë peng i njëri tjetrit. Nuk ka njeri që ta hetojë. Nuk ka asnjë fjalë të sinqertë në apologjinë e tij. Nëse Saimir Tahiri të paktën duhet të kërkonte ndjesë përdoruesve të drograve, që Shqipëria mban vendin e parë në përdorimin e kokainës. Do kërkonte falje dhe nuk do të shantazhonte me gjuhë kriminelësh bashkëpunëtorin e tij, Ramën. Shqipëria sot po përjeton një nga ditët më të vështira.
Është misioni ynë që të largojmë Edi Ramën, dua të përmend se shpesh dëgjojmë batuta të Ramës dhe suflerëve të tij që kërcënojnë krerët e LSI-së. Por të gjitha këto kërcënime do t’i kthehen kokës pasi Rama është peng i mafias dhe marrëveshjeve ku ai ka lënë peng veten e vet, familjen dhe Shqipërinë.”