Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me personazhin e famshëm të Çajupit ‘Doktor Adham’utin’.
Në një intervistë për Syri.net, Vasili tha se ashtu si dhe Adham’uti, kryeministri Rama është një personazh negativ dhe antikombëtar.
“Adham’uti është një epitet që është meritë e Çajupit të madh, i cili përshkruan një personazh, një mjek, i cili donte të dinte se çfarë do thoshin njerëzit për të, një njeri antikombëtar, një njeri që thoshte nëse të dhemb njëri sy hiqe të shpëtosh tjetrin.
Për fat të keq, kryeministri është si Adham’uti i Çajupit. Një kryeministër që e ka damkosur këtë vend, njëherazi dëmi i përditshëm është një dëm i paparë ndonjëherë nga ndonjë kryeministër shqiptar.
Nuk kemi parë asnjëherë një kryeministër më anti-atdhe se ky. Duhet të largojmë sa më shpejt”, tha Vasili.