Menjëherë pas sulmit të Ramës ndaj opozitës për deklaratën ‘Tahiri’ dhe arrestimit në Gjermani të të shumëkërkuarit për 613 kg kokainën e kapur në Portin e Durrësit, Arbër Çekaj, kanë vërshuar komentet nga ana e ndjekësve të tij “Facebook”, ku nuk janë kursyer akuzat ndaj Ramës.
“Koka e kokainës je ti..s’ka as Spanja as Gjermania i ke provat 100% që çështjen tënde po ta mari në dorë ndonjë gjykatë e huaj me ato çfarë ke bërë t’i hodhën çelsat..por të lumtë kur gjen pse mos të bësh”, i thotë një komentues.