Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka cilësuar shpifje të ulta deklarata e bëra nga Saimir Tahiri në drejtim të presidentit Ilir Meta.
Vasili tha në intervistë për Syri.net, se Tahiri as nuk i afrohet Metës, pasi ky i fundit ka vendosur standarde në politikën shqiptare.
Sipas tij kur Meta u akuzua, ai dha menjëherë dorëheqjen dhe u vu në shërbim të drejtësisë, ndërsa Tahiri u fsheh.
“Tahiri një denglaxhi që u fsheh mas votës së socialistëve për mos u arrestuar. Ky nuk ka asnjë standard për t’iu afruar Ilir Metës. Kur Meta u akuzua për një ngjarje, brenda 24 orëve dha dorëheqje nga të gjitha funksionet. I dërgoi letër Prokurorit të Përgjithshëm, ku i thoshte që ishte i gatshëm të hetohej. Ju nënshtrua gjykimit. Meta vendosi standardin e paarritshëm nga këta ordinerët që janë sot në qeveri. Tahiri u fsheh nën brekushet e atyre që e mbrojtën me votë që mos arrestohej. Sot duhet të kenë turp”, tha Vasili.