Një ngjarje e turpshme ka ndodhur ditën e sotme, në Ditën e Dëshmorëve.
Familjarë të dëshmorëve, nuk janë lejuar që të futen në Varreza për të bërë homazhe për të afërmin e tyre.
Bëhet fjalë për të afërmit e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, i cili u vra gjatë një operacioni policor në Lazarat.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar rastin, ndërsa ka publikuar edhe një video ku duken familjarët e Ibrahim Bashës, që u është mbyllur dera.
Sot ne diten e te reneve, familjaret e deshmoreve nuk lejohen te hyne ne varreza!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
“Miremengjes doktor, Familjet e deshmoreve qe si lene te hyjne brenda te Varrezat e Deshmoreve. Jane familjare te Ibrahim Bashes. Eshte Rama dhe pa ik ai nuk i lene te futen e te bejne homazhe” /55News.al/