Rrokaj: Ëndrra europiane të bëhet realitet

Saturday, 05 May 2018 14:06

Në ditën e Dëshmorëve ka reaguar edhe deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, i cili bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë, ku u shpreh se vepra e Dëshmorëve, vlen të merret si misionin që ka forca politike përballë qytetarëve shqiptarë.

Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së, thotë se ëndrra e tyre për një Shqipëri Europiane, të bëhet realitet sot përmes sakrificës.

”Sot isha në Vlorë për ditën e 5 Majit, së bashku me një grup anëtarësh të KDK-së për të nderuar veprën e Dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut, si dhe për të reflektuar për misionin që ka forca jonë politike, përballë qytetarëve shqiptarë. Dëshmorët bënë sakrificën sublime me gjakun e tyre, kurse ne duhet të sakrifikojmë që ëndrra e tyre për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri europianiste, të bëhet realitet”,-shkruan Rrokaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...